Panorama Sport (Albania)

Nagelsman shkund Bajernin: Me këtë ritëm në Paris...

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Java e 20-të në kampi onatin gjerman ka nd jekur rrjedhën e zakonshme në rezultatet finale, aty ku liderët në fuqi të ligës vendëse nuk e kanë vënë në diskutim suksesin ndaj modestëve të Bohumit. Përtej tri pikëve, ajo çka është bërë më tepër evidente në përfundim të takimit është intervista e Nagelsmani­t, e cila e prezantoi më së mirë interpreti­min e lojës nga futbollist­ët e Bajernit.

NDESHJA- Bavarezët nuk do të kursenin "artilerinë" e rëndë në fushë, duke hedhur nga minuta e parë emra si Myler, Çupo-moting, Musiala, Sane apo Kanselo. Finalizimi i parë do të mbante autorësinë e Mylerit në minutën e 41-të, pas gabimit nga mbrojtja mike. Pjesa e dytë do të ndiqte të njëjtën melodi të vakët rastesh. Koman dhe Gnabri do të vulosnin shifrat finale në 3-0 dhe arritjen në kuotën e 43 pikëve, 1 më shumë se Unioni ndjekës.

Edhe pse shifrat nuk ishin të këqija, Juliani nuk e ka përjetuar mirë performanc­ën nga të tijtë.

NAGELSMAN - "Aktualisht ndodhemi një pikë përpara vendit të dytë dhe kjo do të thotë se gjithçka është e hapur. Të jem realist, ajo çka më shqetëson më tepër është loja jonë, e cila ishte larg pritshmëri­ve. Ritëm i ulët, presion i tepruar i topit, raste me pikatore. Nëse dëshirojmë që të vazhdojmë rrugëtimin me pretendime të larta në frontet ku jemi aktivë, duhet të ndryshojmë imazh. Sidomos në Paris, marrë në konsiderat­ë kontingjen­tin e rivalit të ardhshëm. Takime të tilla zgjidhen nga episode të caktuara dhe kjo neglizhenc­ë mund të na kushtojë shumë shtrenjtë. S'është momenti i duhur të krijojmë skena dhe të mbajmë qëndrim, por reflektim mbi elemente specifike. Pres shumë nga çdo repart me lojë imponuese dhe ritëm të çmendur, aq sa të krijojë rrjedhën e një ekipi të palexueshë­m në aplikimin e skemave. Mbajtja e frymës pozitive dhe besimi është përcaktues në situatën ku ndodhemi", përfundoi me tone kritikuese trajneri i kampionëve në fuqi të Bundesligë­s. Rekordmenë­t sot do të zbarkojnë në Paris, takim që përkon me zhvillimin e finales së parakohshm­e me PSGNË në "Parces des Prince".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania