Panorama Sport (Albania)

Pedri mbyt “Nëndetësen”, Barça 11 pikë larg Realit

Titulli drejt “Camp Nou”-t, Ksavi: Fitore e vuajtur, por e madhe

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona vazhdon të thellojë difer encën me ndjekësit e saj. Në pritje të Realit, i cili do të luajë të mërkurën ndaj Elçes, skuadra e Ksavit ka shkuar në +11 nga kampionët në fuqi, pasi ka mundur Vijarreali­n në “La Ceramica” 0-1. Një sukses i vuajtur për skuadrën e drejtuar nga Ksavi Hernandez, por shumë i vlefshëm për llogaritë e titullit në La Liga, që duket se në këtë sezon e ka marrë rrugën drejt “Camp Nou”-t. Përballë Vijarreali­t të ish-trajnerit Kike Setien ka mjaftuar një gol i Pedrit në pjesën e parë. Nuk ka qenë Barcelona e zakonshme, ajo e lojës së bukur dhe ritmit, por në Vijarreal, skuadra e Ksavit është sjellë si një skuadër kampione. Ka shënuar në momentin e saj më të mirë, më pas është tërhequr, duke i lënë fushë të lirë Vijarreali­t dhe ka mbrojtur me fanatizëm golin e talentit të saj. “Nëndetësja e Verdhë” nga ana e saj ka bërë maksimumin, veçanërish­t në pjesën e dytë, duke e vënë në vështirësi Barcelonën. Në këtë pjesë vendësit kanë mundur të gjejnë edhe golin, por i anuluar me të drejtë për pozicion jashtë loje. Pamja e lojtarëve të Barcelonës të grumbullua­r së bashku e duke festuar tregon shumë. Ksavi dhe Barça e kanë vendosur për t’i shkuar Ligës deri në fund. Tani janë +11 dhe presioni është i gjithi mbi Realin.

KSAVI – Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka folur pas takimit kundër Vijarreali­t, duke komentuar suksesin e skuadrës që drejton. Për të disatën herë në këtë sezon, katalanasi­t fitojnë me një gol diferencë. Një tjetër sukses i vuajtur, por shumë më tepër i rëndësishë­m, sepse e çon Barcelonën +11 nga Reali i Madridit. “Ka qenë një ndeshje shumë e ndërlikuar për ne. Vijarreali ka luajtur shumë mirë, nuk na ka falur asgjë. Në pjesën e dytë ka shtyrë shumë përpara duke na vënë në vështirësi. Ajo që më vjen keq në këtë takim është se kishim mundësi ta mbyllnim më shpejt ndeshjen, por na mungoi ai pasimi final. Kështu që u detyruam të vuanim deri në fund. Por përsëri ia dolëm për të marrë tri pikët dhe për të konsolidua­r vendin e parë. Mbrojtja? Unë mendoj se është meritë e të gjithëve, jo vetëm e një lojtari apo një reparti. Për ne mbrojtja fillon që nga Levandovsk­i dhe përfundon te Ter Shtegen. Personalis­ht e kam parë skuadrën në një gjendje të mirë fizike. Edhe në pjesën e dytë, kur Vijarreali ka shtyrë fort, kemi ditur të mbrohemi si duhet. Nuk i kemi dhënë pothuajse asnjë shans. Ne largohemi nga Vijarreali vetëm me rastet tona të pashfrytëz­uara, pasi mund të kishte qenë një fitore më e qetë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania