Panorama Sport (Albania)

Pep: Titujt i fituam në fushë, s’kemi faj pse rrëshqiti Xherrardi

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ka rihapur edhe njëherë kampionati­n, ndërsa të mërkurën mund të barazojë llogaritë me Arsenalin, por Pep Guardiolës nuk i del e keqja me hetimin që ka nisur kundër klubit të tij për shkeljen e rregullave të “Fair Play”-t Financiar të Premier Ligës. Kampionët e Anglisë rrezikojnë nga heqje pikësh deri në përjashtim nga Premier Liga, por katalanasi është i sigurt në pafajësinë e skuadrës së tij. Pasi akuzoi 19 klubet e tjera për një komplot ndaj ekipit të tij, Guardiola është i sigurt se skuadra e tij do të dalë e palarë nga i gjithë ky proces dhe 115 akuzat që rëndojnë mbi ta për shkelje gjatë viteve 2009-‘18, do të bien pas hetimit të Komisionit të Pavarur. Siti ka fituar 6 tituj kampion, 2 Kupa FA dhe 6 Kupa Lige prej vitit 2009. “Lërini këto. Këto trofe na takojnë neve absolutish­t, pavarësish­t dënimit të mundshëm. Mendoni se çfarë kemi bërë, askush nuk mund të na i heqë ato. Momentet e bukura dhe të këqija që ne jetojmë janë pjesë e gjithçkaje dhe nuk do të ndryshojnë”. Guardiola ka fituar 11 trofe në 7 vite në “Etihad”. Dhe ai nuk e kurseu ironinë me rivalët që nuk kanë arritur dot që t’i mundin në fushë. Ai mori si shembull rrëshqitje­n e Xherrardit në ndeshjen në “Anfield” kundër Çelsit në vitin 2014, e cila i kushtoi titullin

“Reds”-ave, fituar nga “Qytetarët” në javën e fundit. “Momenti që vendosi titullin ishte goli i Agueros dhe nuk mendoj se ne jemi fajtorë për rrëshqitje­n e Stiven Xherrardit në ‘Anfield’. Cili ishte faji ynë? Premier Liga do të vendosë, por unë e di çfarë kemi fituar dhe mënyrën se si e kemi fituar”.

ARSENALI – “Arsenali ka një ndeshje më shumë në dispozicio­n. Do shohim pasi kampionati të luajë të gjitha takimet. Por ne do shkojmë në Londër për të fituar. Kur një skuadër ka 50 pikë në fazën e parë kjo ndodh sepse ata janë shumë të mirë. Ne e ngushtuam diferencën, sepse luajtëm shumë mirë ndaj Aston Vilës. Tifozët ishin fantastikë. Halandi? Mori një goditje dhe nuk po ndihej mirë. Duke qenë se po fitonim 3-0 nuk donim që të rrezikonim. Do ta vlerësojmë në ditët e ardhshme. Nëse ai nuk do të jetë gati për Arsenalin, do të luajmë me një sulmues tjetër. Shpresojmë që të jetë gati, por do të shohim. Ne nuk jemi një skuadër e pabesueshm­e në tranzicion dhe duhet të luajmë pak më shpejt. Por në tërësi, bëmë një ndeshje shumë të mirë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania