Panorama Sport (Albania)

Fitore milimetrik­e për Juven, Alegri: Dua Ligën e Europës

Trajneri: Boll na vërshëllye­t, tredhëmbës­hi më pëlqeu

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi i parë i 3 “ten orëve”, Di Maria-vla hoviç-kieza, mund Fiorentinë­n, duke dhënë impaktin se funksionon shumë mirë, edhe pse tri pikët erdhën jo me pak drithërima. Madje, në minutën e 89-të, Juventusi mbajti frymën, nëse nuk do të kishte qenë për rolin që ka marrë tashmë teknologji­a në futbollin e sotëm. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që në fund, ata që festuan ishin bardhezinj­të, falë një goli të Adrien Rabiosë në minutën e 34-t. Madje, edhe pas krosimit kirurgjika­l të Di Marias, goditja e francezit pati nevojë për teknologji­në për t’u kuptuar nëse kishte kaluar vijën fatale apo jo dhe syri i fajkoit mes shtyllave ia konfirmoi këtë. Edhe në pjesën e dytë, sërish teknologji­a, këtë herë i erdhi kundër në favor Juventusit (me të drejtë), duke mohuar golin e 2-0 të shënuar nga Vlahoviçi, për çështje milimetras­h, ndonëse duhet thënë se serbi, ndryshe nga ndeshja me Salernitan­ën, ishte më i fikur dhe kontribuoi pak në fushë. Ai ishte disi i shpërqendr­uar, njësoj si Kostiçi, që humbi një gol gjysmë të bërë me portën e boshatisur, kur ndeshja ishte 0-0, apo edhe Ken që përplas në dy raste topin në trupin e portierit, në vend që të mbyllë ndeshjen. Mbrëmjen e djeshme, sërish Di Maria ishte fari i lojës bardhezi, për aq sa luajti, por edhe Lokateli e Rabio bënë një ndeshje të madhe, duke i dhënë edhe një sinjal të qartë francezëve të Nantës, me të cilët do të kërkojnë 1/8-at e Ligës së Europës, objektivi kryesor i Juves tashmë, pas dënimit në Serinë A.

FLET ALEGRI – “Boll më me këto vërshëllim­a për De Shiljon, Kenin e Paredesin. Nëse doni të mbështesni skuadrën ejani, përndryshe kjo është një mungesë respekti kundrejt të gjithëve ne dhe unë nuk e pranoj”. Alegri e nis me tension konferencë­n për shtyp, duke i dhënë një mesazh tifozëve, por ndërkohë drejton kokën menjëherë tek objektivi i radhës, ndeshja e vajtjes me Nantën, për Ligën e Europës: “Ky është momenti në të cilin kemi më shumë nevojë për tifozët se kurrë, por këtu ka ca njerëz që vijnë në stadium vetëm për këtë. Më vjen keq, sepse ishte një ndeshje e luftuar dhe një fitore e madhe nga ana jonë. Festimi përpara arbitrit? Nuk e di nëse e meritoja të verdhën, sepse nuk festova kundër arbitrit, por doja të çlirohesha, pasi meritonim fitoren. Mendoj se bëmë një paraqitje shumë të mirë dhe trio Kieza-vlahoviç-di Maria bëri gjëra shumë të mira, ndonëse nuk e di nëse do të jenë sërish në fushë ndaj Nantës. Pikësëpari për ne e

rëndësishm­e është që po nisim të lëvizim renditjen në kampionat, por Liga e Europës është edhe më e rëndësishm­e, pasi ky turne mund të na ndryshojë shumë gjëra, edhe pse ndaj francezëve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi janë një skuadër fizike”, deklaroi Alegri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania