Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI (PA NOTË) – Spektator pa pagesë, njësoj si ndaj Salernitan­ës. Jo se Fiorentina nuk prodhoi, po nuk çoi asnjë top të rrezikshëm ndaj tij.

DANILO 6 – Lexon dishezat e Biragit e Ikonesë me vëmendje dhe lufton në çdo top.

BREMER 6.5 – Në zonën e tij nuk kalohet. Ndeshje e luajtur me krenari dhe siguri absolute.

SANDRO 6 – Një karton i verdhë në fillim e kushtëzon, por në pjesën e dytë rrezikon pak.

DE SHILJO 6 – Zëvendëson Kuadradon me grip. Limitohet në detyrat mbrojtëse, por nuk zhgënjen.

LOKATELI 6.5 – Paraqitje prej lideri të vërtetë, duke dhuruar sakrificë, por edhe cilësi. I heq mundësinë Ikonesë, edhe pse i rrëzuar në zonë, që të godasë i sigurt drejt portës për barazimin vjollcë, aq sa rivalit nuk i besojnë sytë. I kudondodhu­r në fushë!

RABIO 7 – Diçka më shumë se 60 sekonda lojë dhe ndëshkohet. Por ky Rabioja i sivjetshëm është ai lojtari që të gjithë thurnin elozhe, pasi jo vetëm vrapon, driblon, pason saktë, por edhe godet në ndeshjet delikate, këtë herë me kokë, pas krosimit të Di Marias. Deciziv!

KOSTIÇ 6 – Humb një gol gjysmë të bërë me portën bosh në pjesën e parë dhe kjo duket se e kushtëzoi disi, ndonëse korsinë e tij e administro­n mirë.

KIEZA 6 – Ndizet disi me vonesë ndaj Fiorentina­s, por kur kap xhirot maksimale të motorit di si të trembë. I mungon vazhdimësi­a. Në të 82ën Paredes (pa notë). DI MARIA 7 – Asist kirurgjika­l për Rabionë dhe kaq mund të mjaftojë për t’i dhënë dritë mbrëmjes së fortë torineze. Në të 76-ën Faxholi (pa notë). VLAHOVIÇ 5 – Pas shpërthimi­t në Salerno me dy gola dhe një asist pritej më shumë prej tij, por serbi bën një hap pas. E vetmja shkëndijë, parabola e tentuar për 2-0, por VAR-I e kap në pozicion milimetri jashtë loje. Në të 64-ën

Ken (nota 5), i cili ndryshe nga Vlahoviç rastet për dyfishim i ka, por i shpërdoron keq.

Trajneri ALEGRI 6.5 – Fitore jetike për ndjekjen e zonës europiane (nëse nuk vjen ndonjë penalizim tjetër) dhe mbi të gjitha jep prova se tredhëmbës­hi është në mendjen e tij dhe duhet të këmbëngulë mbi këtë skemë, në pritje që bashkëpuni­mi të rritet edhe më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania