Panorama Sport (Albania)

Çao: S’jam “hajmali”, fitorja me Torinon na ndihmon në Champions

“Rëndësi kanë pikët, krenar për besimin e trajnerit”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Te Shalke luante në një mbrojtje me 3 lojtarë, ndërkohë që në kombëtare me katër, e shpesh përshtatet si mbrojtës i djathtë përveç se në qendër. Te Milani për aq pak sa është përdorur nuk po stonon. Malik Çao, ndaj Torinos luajti 90 minutat e para të plota, teksa më parë ishte aktivizuar pesë herë për një total prej 140 minutash. Pikërisht mbrojtësi ka dhënë së fundmi për televizion­in e klubit një intervistë në të cilën ka komentuar momentin personal dhe ekipor.

Me ju në fushë Milani nuk pëson. Ndiheni si hajmali?

Nëse të gjithë bëjmë detyrën nuk ka nevojë për hajmali. Nuk vinim nga një situatë e lehtë dhe ndaj Torinos kishim si opsion vetëm fitoren. Rëndësi kishin tri pikët dhe më vjen mirë që shënoi Zhiruja. Jemi një grup i fortë dhe shpresoj të jemi zhbllokuar falë suksesit me Torinon.

Sa i rëndësishë­m është fakti që nuk pësuat gola pas disa ndeshjesh që ndëshkohes­hit rregullish­t?

Siç thashë ndeshja në vetvete vlente për pikët, për moralin dhe për qetësinë. Më vjen mirë që isha në fushë dhe që dhashë ndihmesën time. U treguam të zotë duke ruajtur distancat dhe mbrojtëm portën në mënyrën më të mirë.

Më në fund Pioli po bindet për cilësitë tuaja...

Sigurisht që çdo futbollist dëshiron të luajë gjithmonë. U gëzova kur mora vesh se isha titullar dhe shpresoj të kem shpërblyer besimin e trajnerit.

Përse Milani ishte ndëshkuar shpesh në daljet e fundit?

Sepse mbase nuk kemi mbrojtur si duhet dhe u kemi dhënë shumë mundësi rivalëve. Kemi pasur edhe fatin e keq se jemi ndëshkuar në rastin e parë. Tani që mbrojmë me tre nuk është më e lehtë, por për vazhdimësi­në kishim nevojë për tri pikë pa pësuar dhe ia dolëm.

Nga erdhi kjo fitore?

Mbrojtëm si skuadër, që nga sulmuesit e deri te portieri. Fituam së bashku e jemi të lumtur, por nuk ka kohë për festime pasi të martën është Totenhemi, një tjetër ndeshje me shumë rëndësi.

Mjafton një fitore për ta quajtur veten jashtë krize?

Jemi një skuadër që vetëm*

pak muaj më parë fitonte titullin. Rezultatet e fundit nuk kanë qenë sipas pritshmëri­ve, por çdo ekip ka momentet e veta. Në javët e fundit kemi pasur vështirësi, sepse dukej sikur nuk funksionon­te asgjë, ndaj fitorja me Torinon mund të jetë vërtet një pikë kthese.

 ?? ?? Malik Cau në duel me Singo në Milan-torino 1-0
Malik Cau në duel me Singo në Milan-torino 1-0

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania