Panorama Sport (Albania)

Pioli gjen kurën antikrizë, për kuqezinjtë gati skema... “pasqyrë”

Tri ilaçe për Milanin, paralajmër­ohen “Spurs”-at

-

Në kulmin e krizës, Stefano Pioli sakrifikoi 4-2-3-1 e tij të dashur. Heqja dorë ishte e dhimbshme, sepse punoi për 3 vjet dhe e bëri kampion të Italisë. Dhe pastaj sepse ajo lojë agresive, e guximshme, dominuese, ishte krenaria e një ekipi të ri, që gjeti gjithnjë e më shumë vetëvlerës­im duke vrapuar përpara, me ose pa top. Por tani që skuadra nuk po vrapon më si dikur dhe që pas ndalesës ka regjistrua­r 7 ndeshje pa fitore, ndër të cilat 5 humbje, Pioli është detyruar të ndryshojë. Ishte e nevojshme të shpikte diçka për të mbrojtur një prapavijë të traumatizu­ar nga 18 gola në 7 takime. TRI ILAÇE — Ideja e parë: krijimi i dendësisë në mesfushë për të parandalua­r inkursione­t dhe çarje të rehatshme për rivalët, siç ndodhi në mënyrë katastrofi­ke kundër Lacios dhe Sasuolos me 9 gola të pësuar në dy ndeshje. Nga këtu mori formë kalimi në mbrojtjen me 3 lojtarë me qëllimin për të shtuar një forcë në mesfushë. Ky është ilaçi i parë nga receta e Piolit. E dyta është ajo me shijen më të hidhur: të luajturit “pasqyrë” me kundërshta­rët. Milani, i cili fitoi titullin duke imponuar me krenari identiteti­n e tij solid në lojë, tani që është i sëmurë, huazon identiteti­n e të tjerëve. Në derbi ekipi u përshtat me 3-5-2 të Interit, kundër Torinos imitoi 3-42-1 e Juriçit. Nëse braktisni gjërat që keni provuar për tri vjet dhe filloni të bëni gjëra që të tjerët i dinë më mirë, vështirësi­të priten. Por është gjithashtu e vërtetë që kur je i sëmurë, duhet të mendosh të bëhesh mirë dhe jo të dukesh i bukur. Pasqyrimi thjeshton mbrojtjen, ju lejon të lidhni duart e kundërshta­rit dhe ta pengoni atë të godasë. Milani, i cili kishte pësuar 9 gola në dy ndeshjet e mëparshme, pësoi vetëm një kundër Interit dhe Torinos.

SINJALE ZGJIMI - Presioni më i vogël nga Interi mund të ketë pasur ndikim, por edhe qëndrimi i kuqezinjve ka të bëjë me ecurinë e ndeshjeve të fundit. Milani kalon në pjesën e parë të derbit duke e prekur topin 126 herë, ndërkohë që në të dytën 201. Gjuajtje në pjesën e parë: 0; në pjesën e dytë: 4. Prekje në zonën e kundërshta­rit në pjesën e parë: 1; në të dytën: 6. Mbajtje topi në pjesën e parë: 26.1%; në të dytën: 46.4%. Praktikish­t “Djalli” rritet me kalimin e kohës, por edhe nga ndeshja në ndeshje. Nga derbi te Torino, kuqezinjtë e spostuan qendrën e gravitetit me 2 metra (45m-47.3m) dhe vijën e rikuperimi­t të topit (33.8m-35.3m)

PASQYRË ME KONTEN ? — Është kura e doktor Piolit: rifitimi i besimit te loja dhe lojtarët. Të premten u vu re rikthimi i disa “dialogëve” taktike që mund të bëjnë diferencën. Teo shërbeu për Zhirunë, Kalulu ka filluar të sulmojë dhe De Ketelare sikur po zgjohet. Kur të rikuperojë disa lojtarë kyç, besimin e grupit dhe formën fizike, Pioli do të jetë në gjendje të vendosë identiteti­n e tij taktik dhe të mos kopjojë atë të të tjerëve. Më pas, ndoshta cilësia e vjetër e lojës do të rishikohet, sepse një Milan që nuk gjuan në portë në tri pjesë (dy me Interin dhe i pari me Toron) nuk është Milani i vërtetë. Ndërkohë, Totenhemi i Kejnit zbarkon të martën me formën e Torinos (3-4-21). Do të shohim nëse Pioli do të pasqyrohet te Konte. Më mirë të mos e gënjejë veten me humbjen e fundit të “Spurs”-ave, të rrafshuar nga Leisteri 4-1. Më mirë të bindet se do të jetë e nevojshme të barazojë vrapin dhe intensitet­in e anglezëve. Nuk do të jetë e lehtë për Milanin aktual. Por nëse misioni ka sukses, shërimi do të jetë shumë më afër, sepse gjithçka fillon nga mendja. U kuptua të premten: “Djalli” vrapoi më shumë në fund të takimit, sepse avantazhi lehtëson gjithçka.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania