Panorama Sport (Albania)

Bylisi nuk godet portën, Partizani e bën “sefte”

- ERJON SALIU

Partizani arriti të mposh të Bylisin me shifra min imale falë një goli të Alfred Mensah, duke marrë kështu më në fund fitoren e parë të vitit 2023. Në tërësi ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi në fund nga ana e skuadrës së Kolelës, me Bylisin, që nuk e mori në asnjë moment iniciativë­n për të marrë në dorë frerët e ndeshjes. Skuadra e Shensoit bëri vetëm një goditje në portë me Ruçin, pa asnjë rrezik për Rexhepin, që ishte një spektator gjatë ndeshjes.

PJESA E PARË - Ndeshja nis shumë e qetë për të dyja skuadrat, të shtyra padyshim edhe nga vështirësi­të e kaluara në përballjet e shkuara dhe pësimi i një goli do ta vështirëso­nte akoma më shumë situatën. Trajnerët Kolela dhe Shensoi, të ardhur në këtë ndeshje me disa mungesa të rëndësishm­e, mundohen të mbajnë skuadrat e tyre sa më të organizuar­a dhe i shndërrojn­ë minutat e para të kësaj ndeshjeje në një lojë shahu. Shkëndijën e parë, megjithëse të zbehtë, e jep Cara me një goditje nga distanca, që shkon e lehtë në duart e Teqjes. Njëzet minutat e para janë më shumë se të qeta, me të dyja skuadrat, që nuk kanë forcën dhe guximin për të krijuar raste të rrezikshme në portat kundërshta­re. Në të 25-ën Partizani mundohet të bëjë diçka me Muratajn, që godet rrezikshëm, por gjuajtja e tij bllokohet nga Zhongo. Në fundin e fraksionit të parë Partizani shfrytëzon një shthurje momentale të Bylisit dhe përfiton duke krijuar dy raste shumë të rrezikshme. Fillimisht në të 43-ën Cara arrin të dalë përballë Teqjës, por ndalet mjeshtëris­ht nga ishshoku i skuadrës. Portieri i Bylisit tregohet vendimtar edhe një minutë më pas, ku fluturon për të devijuar jashtë portës një "raketë" të Matondos.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë ka një tablo krejtësish­t të ndryshme. Partizani e di shumë mirë se vetëm fitorja i bën punë dhe hidhet thuajse i gjithi në sulm për të kërkuar golin e parë. Gjithsesi, do të ishin zëvendësim­et, që do të shpëtonin Kolelën, pasi menjëherë pas hyrjes së Rrapajt loja merr tjetër rrjedhë. Vlonjati ndez ndeshjen me dy tentativa të rrezikshme nga distanca, por pa gjetur dot golin. Më pas të kuqtë bëjnë edhe plot katër zëvendësim­e, duke aktivizuar Selmanin, Hotin, Mensahun dhe Atanaskosk­in, të cilët i japin ritmin e duhur lojës. Në minutën e 63-të është Selmani, i cili rrezikon menjëherë pas hyrjes në lojë dhe godet shtyllën me një goditje me kokë. Pas katër minutash Cara provokon me një goditje të befasishme nga distanca, por Teqja zgjatet mirë dhe ndalon gjithçka. Në minutën e 77-të vjen edhe goli i Mensah, që

shfrytëzon si duhet një kros të Hadrojt në zonë dhe zgjat këmbën për të shtyrë topin në rrjetë duke kaluar të tijtë në avantazh. Në minutat në vijim Partizani e mban skuadrën vendëse larg duke qëndruar në sulm dhe tentuar golin e dytë. Në fund festojnë

të kuqtë, që marrin tri pikë pas pesë dështimesh radhazi dhe rikthehen matematiki­sht në garë për të kapur vendin e parë, pasi janë vetëm tri pikë larg Tiranës. Megjithatë, tashmë është shtuar fuqishëm edhe Vllaznia në garën për titullin.

"Panorama Sport" ju sjell momentet pikante të ndeshjes mes Partizanit dhe Bylisit, e luajtur dje në stadiumin "Adush Muça" dhe e përfunduar me fitoren minimale të "demave". *Para ndeshjes ka pasur masa të rrepta, madje në ndihmë të komisariat­it të Ballshit kishin ardhur në ndihmë edhe forca të shumta policie nga Fieri, si dhe FNSH-JA.

*Teqjes i zgjidhen këpucët gjatë lojës dhe heqja e dorezave do t'i kushtonte shumë kohë. Shoku i tij i skuadrës, Janku, i vjen në ndihmë, duke i lidhur këpucët dhe vijuar lojën.

*Bylisit i duhet të luajë për pak minuta me 10 lojtarë në pjesën e parë, pasi Loran lë fushën i dëmtuar dhe kap në befasi stafin e ballshiotë­ve. Në fund hyn në lojë Muçollari dhe gjithçka kalon pa rrezik

nga ana e ekipit vendës. *Skuadra e Partizanit i shtohet të solidarizu­arve për tërmetin katastrofi­k të ndodhur në Turqi dhe Siri, ku numri i të vdekurve po shkon drejt shifrës së frikshme të 38 mijëve, ndërkohë që kërkimet për të gjallë nën rrënoja

vazhdojnë ende, megjithëse shpresat janë shumë të vakëta. "Lutemi për Turqinë dhe Sirinë", shkruhej në fanellat e dedikuara të të kuqve para ndeshjes, teksa u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të gjithë viktimave të tragjedisë. Dje ishte ditë zie në vendin tonë pikërisht për këtë motiv. *Tabela elektronik­e duket se ka një problem, pasi lojtarët nuk arrijnë ta shohin, ndoshta edhe për shkak të reflektimi­t të diellit. Për t'u kryer zëvendësim­et, lojtarët që duhet të dalin nga fusha, thirren nga stoli për të dalë nga fusha e lojës. *Mensah shënon golin e parë në një ndeshje zyrtare me fanellën e Partizanit rreth gjashtë muajsh pas transferim­it te "demat". Ganezi feston me një kërcim karakteris­tik afrikan, ndërkohë nga tribuna e tifozëve të Bylisit nuk mungojnë shishet plastike në drejtim të tij. Nga ana tjetër, pas disa sekondash nga goli, kamera inkuadron ultrasit e Partizanit, që nuk duken aspak të entuziazmu­ar për këtë gol.

*Në minutat e fundit tifozët e Bylisit, kryesisht në moshë të re, janë shumë të irrituar dhe vijojnë hedhjen e sendeve të forta në fushë, me gjyqtarin kryesor, Kreshnik Barjamaj, që urdhëron ndërprerje­n e ndeshjes. Kapiteni i vendësve, Stivjan Janku, shkon për disa momente t'i qetësojë, por pa rezultat. Më pas kryesori urdhëron daljen e skuadrave nga fusha dhe qëndrimin në tunel. Vetëm ndërhyrja e policisë arrin të qetësojë situatën pas rreth 6 minutash ndërprerje­je të ndeshjes.

*Në fillim të sfidës ka pasur rreth 300 tifozë të pranishëm, por numri i tyre është rritur gjatë ndeshjes dhe ka shkuar rreth 500. Ndërkohë, 20 tifozë ultras të Partizanit kishin ardhur në Ballsh për të mbështetur skuadrën, pavarësish­t orarit tërësisht të papërshtat­shëm të sfidës, që luhej në një ditë dhe orar pune për të gjithë. Përveç tifozëve që ishin në stadium, një tjetër tifoz ballshiot po e ndiqte ndeshjen jashtë rrethimit, duke arritur të ngrihet mbi murin dhe duke krijuar një pamje plot pasion për këtë lojë.

*Murataj dhe Hadroj, pjesë e formacioni­t të kuq, kanë qenë pjesë e skuadrës së Bylisit, kurse Stivian Janku është ishi i kuq, që luajti si titullar në Ballsh. Aldo Teqja, Kristi Kote dhe Damçevski gjithashtu kanë veshur fanellën e Partizanit më parë.

*Zho Santos për Bylisin dhe Bilali e Selmani për Partizanin ishin debutuesit e kësaj ndeshjeje.

 ?? FOTOT: F. HAZISLLARI ?? Çast nga festa e golit të Mensah në ndeshjen e djeshme
FOTOT: F. HAZISLLARI Çast nga festa e golit të Mensah në ndeshjen e djeshme
 ?? ??
 ?? ?? Një tifoz ballshiot ngjitet mbi murin rrethues të stadiumit për të parë ndeshjen
Një tifoz ballshiot ngjitet mbi murin rrethues të stadiumit për të parë ndeshjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania