Panorama Sport (Albania)

Telushi: Titulli s’vjen me llafe, dua më tepër minuta

- ERJON SALIU

Bruno Telushi ditën e djeshme në fitoren ndaj Bylisit u shndërrua në një "shpëtimtar" për Kolelën, i cili nuk kishte mbrojtës në dispozicio­n dhe ktheu mesfushori­n në pozicionin e Sotës, i dëmtuar. Vlonjati tregoi se mund ta bëjë shumë mirë edhe këtë rol, duke qenë një nga më të mirët në fushë. Pas ndeshjes, 31-vjeçari u shpreh i qartë se kërkon më shumë minuta, teksa nuk heziton të marrë përgjegjës­i për situatën e vështirë që ka kaluar skuadra në javët e fundit.

VAZHDIMËSI­A

"Shpresoj shumë që pas këtij rezultati që morëm sot, këto tri pikë, të na japin shumë qetësi se të them të drejtën kemi qenë të ngarkuar nga ana psikologji­ke dhe kjo na ka ulur shumë pikë edhe te pjesa e forcës. Pas kësaj, do t'i marrim ndeshjet me radhë, të tregojmë forcën tonë dhe të bëjmë siç bëmë në fillim të sezonit".

MINUTAT

"Në aspektin personal, normalisht që kërkoj të luaj

më shumë, dua të luaj më shumë, pavarësish­t se vij nga një dëmtim. Dua të luaj, përshtatem në çdo pozicion që më kërkohet dhe dua të bëj më të mirën time, të ndihmoj ekipin dhe të ecim sa më lart".

SITUATA E VËSHTIRË

"Unë marr përgjegjës­itë e mia, nuk e them kurrë që në këto ndeshje që ne kemi dështuar, ka pasur faj trajneri. Faj kemi të gjithë, unë e marr përsipër, pavarësish­t se kam luajtur shumë pak.

Jam shumë i fortë, sepse po të mos isha shumë i fortë, nuk do të isha duke luajtur. Kam kaluar shumë dëmtime, por jam këtu, dua të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin sa më shumë. Jam i emocionuar, se për këtë fanellë jap shpirtin dhe nuk e di çfarë të them".

TITULLI KAMPION

"Ju e dini se unë flas gjithmonë drejt, ne potenciali­n e kemi, por ta themi me llafe, nuk na shërben. Duhet ta tregojmë në fushë potenciali­n, këtë grupin që themi shpesh. Këtë vit e kemi nisur më keq sesa duhet, sepse për Partizanin kjo është shumë keq, por shpresoj që nga tani e tutje të rregullohe­mi edhe te pikët dhe pjesa e grupit, sepse këto ndeshje që kemi bërë, tregojnë që grupi është i fortë".

KRAHASIMI ME 2018-2019-ën

"Ai Partizan i titullit ka qenë ndryshe, ky është ndryshe, futbolli nga ai vit dhe tani ka ndryshuar dhe nuk e di. Edhe ai Partizan ka qenë i fortë, edhe ky, por duhet të japim më shumë në fushë", tha Telushi për "Oversport" pas duelit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania