Panorama Sport (Albania)

Kolela: Nuk flas më për titullin, largimet ndikuan

-

Megjithëse jo me lojën e pritshme, Partizani ndërpreu dje krizën e rezultatev­e dhe mori fitoren e parë të vitit 2023 me një triumf minimal në transfertë­n ndaj Bylisit. Pas ndeshjes u prononcua trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, i cili e pranon uljen në lojën e skuadrës në këtë vit të ri, por e justifikon edhe me ndryshimet që skuadra pësoi në merkaton e janarit.

- "E mirëpresim këtë fitore, që ishte e para për vitin 2023 dhe vazhdojmë përpara. Momentalis­ht do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, pasi kemi shumë nevojë për pikë. Të arrijmë të rikuperojm­ë me rivalët dhe më pas do të shohim sesi do të jetë ecuria jonë".

- "Jam dakord se nuk po luajmë si në pjesën e parë të sezonit, por ka ndryshuar skuadra, nuk kemi çfarë të bëjmë. Jam dakord që ka ndryshuar, por ekipi duhet të gjejë ekuilibra të rinj, sepse kanë ndryshuar lojtarët. Është një moment mosbesimi kur nuk vijnë rezultatet, të bëjnë të luash më keq, pasi në lojë sigurisht që gjendja psikologji­ke ndikon. Javë pas jave rezultatet nuk po vinin. Për më tepër duhet të presim që edhe lojtarët e rinj të ingranohen në skuadër dhe të kapin ritmin e ekipit".

"Duhet të përmend edhe ndeshjen ndaj Egnatias, të cilën edhe pse nuk e kemi fituar, ka qenë ndeshja më e mirë që ne kemi zhvilluar deri më tani. Por nuk e mohoj se Partizani në këtë vit ka shfaqur lojë më të dobët, pasi edhe lojtarët kanë ndryshuar. Shpresojmë që kjo fitore të na ndihmojë të rifitojë besimin dhe të kthejë në formë ata që kanë ardhur se kush vjen nuk është në gjendje si ata që kanë ikur dhe pak nga pak do t'ia dalim".

- "Ky është një nga objektivat në këtë vit, që të afrojmë dhe të rrisim lojtarët e rinj, që më pas t'i përshtatim në skuadrën tonë. Sa më shumë të vijnë, aq më mirë është".

"Kanë ardhur djem shumë inteligjen­të, që kanë motivim të madh dhe shumë dëshirë. Jam unë i pari që inatosëm, por nuk jam unë ai që duhet t'i kërkoj shumë gjëra, që i bëjnë për herë të parë në jetën e tyre. Si nga ana fizike, si psikologji­kisht, në pesë minuta nuk mund t'i kërkoj Mbasë që të bëjë diçka, të cilën nuk e ka bërë kurrë në jetën e tij".

"Nuk më intereson më, nuk do të flas më për titullin. T'i marrim ndeshjet me radhë. Kaluam me Bylisin dhe mendojmë për Erzenin pa thënë pse na duhen tri pikët. Duhen tri pikët dhe do të bëjmë maksimumin për t'i marrë. Pastaj pas disa kohësh do të bëjmë llogaritë dhe të shohim për çfarë na nevojitet", tha Kolela për "Oversport" pas duelit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania