Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, Hallaçi ka rilindur Kukësin në tetë ndeshje

- VLADIMIR MEMA

Me Hallaçin në krye Kukësi duket i rilindur. Të paktën, këto thonë shifrat që nga koha kur është vënë në krye të klubit si timonier i saj, ku duket se skuadra po ecën me ritmin e një skuadre që synon titullin. Verilindor­ët duket se kanë gjetur çelësin për t'u rikthyer te rezultatet pozitive, duke shpresuar që në fund të edicionit të kenë siguruar qëndrimin, dhe pse jo, të pretendojn­ë edhe për një vend në Europë. Fitorja e fundit ndaj Kastriotit, bëri që të harrohej ajo humbje ndaj Vllaznisë dhe tani blutë të shohin përpara, edhe pse skuadra është ende në zonën e rrezikut.

- Rrahman Hallaçi erdhi në krye të Kukësit në një moment krize, më e madhja në këto 11 vite në elitë. Një skuadër që nuk gjeti "derman" as me ndërrimin e trajnerëve, teksa zgjidhja i erdhi brenda shtëpisë. Hallaçi e nisi aventurën e tij me klubin në përballjen me Partizanin, ku u mund, por ekipi dha shenja pozitive. Që nga ajo ndeshje janë luajtur tetë sfida në kampionat dhe bëhet fjalë për një bilanc prej katër fitoresh, një barazimi dhe tri humbje. Në total ka grumbullua­r 13 pikë, gjysmën e grumbullua­r nga 13 javët e kaluara këtë sezon. Me pak fjalë, duke se skuadra është futur në shinat e duhura dhe po merren pikët e nevojshme për ta mbajtur klubin në garë për realizimin e objektivav­e. Në kahun tjetër, është siguruar edhe kalimi në çerekfinal­e të Kupës së Shqipërisë, një kompeticio­n që në Kukës duan t'i shkojnë deri në fund.

Kukësi është në luftë për mbijetesë, për shkak të nisjes së dobët të sezonit, por në bazë të rezultatev­e të ndeshjeve të fundit, skuadra po ecën me një ritëm kampioni. "Panorama Sport" u ka bërë një vëzhgim tetë javëve të Kukësit me Hallaçin në krye dhe në bazë të pikëve, blutë do të ishin në vendin e dytë dhe në garë për titullin kampion. Më mirë sesa ata ka bërë vetëm Vllaznia, e cila ka grumbullua­r 15 pikë në tetë javë, ndërsa Kukësi është i dyti, së bashku me Teutën me nga 13 pikë. Tirana dhe Laçi më pas ndajnë dy pozicionet e tjera. Me pak fjalë, Kukësi, edhe pse ndodhet në pozita të vështira në klasifikim, javët e fundit kanë treguar se skuadra nuk ka asgjë më pak sesa ekipet, që për momentin janë në krye dhe synojnë fitimin e titullit kampion.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania