Panorama Sport (Albania)

Penalltia e polemikave, Shpëtim Lamçe: Ja pse Jorgji veproi drejt

- OLSI AVDIAJ

Penalltia e Shkodrës, ish te apo nuk ishte? Kjo ësh të dilema e javës së 21-të të Superiores. Të shumtë janë ata që thonë se penalltia nuk ekziston. Për këtë qëllim, "Panorama Sport" mori një mendim më të specializu­ar nga ish-arbitri i FIFA-S dhe specialist­i i gjykimit, Shpëtim Lamçe. Ky i fundit pranoi se penalltia është akorduar në mënyrë të rregullt. "Për sa i përket çështjes së penalltisë, të cilën e dha gjyqtari Enea Jorgji në favor të Vllaznisë në sfidën me Tiranën, mund të them se është rasti i penalltisë ose rasti është penallti. Së pari, duhet të pranojmë se krosi i nisur nga lojtari i Vllaznisë po shkon në drejtim të sulmuesit Balaj. Krosi nuk është në zonën e 5metërshit ku i favorizuar është portieri, por drejt sulmuesit. Portieri i Tiranës nuk ka vepruar gabim", tha në fillim ai. Lamçe analizoi veprimet e Behiratçes dhe Balajt në fushë, si dhe shkakun e pasojën që solli penalltinë. "Lojtari i Tiranës është treguar naiv në rastin e penalltisë, pasi nuk ka kërcyer pothuajse fare. Nuk është marrë me trajektore­n e topit, por është munduar që të bllokojë lojtarin e Vllaznisë. Ai i ka vënë dorën mbi sup lojtarit, duke mos e lejuar që të kërcejë dhe nuk merret fare me faktin që duhet të ndalë topin. Dora e mbrojtësit të Tiranës është gjithashtu në një pozicion jonatyral. Ku duhet të jetë dora në pozicionin natyral? Jo mbi supin e kundërshta­rit. Pra, lojtari i Tiranës e ka bllokuar kundërshta­rin të kërcejë për të kapur topin. Sa e fortë ka qenë ndërhyrja, kjo nuk është vendimtare, pasi është faull në zonë. Veprimi i mbrojtësit të Tiranës i ka hequr mundësinë teorike kundërshta­rit që të kapë dhe godasë topin me kokë dhe për këtë shkak rasti në Tirana-vllaznia është penallti", thotë ishgjyqtar­i i FIFA-S dhe specialist­i i gjykimit, Shpëtim Lamçe.

NDESHJA - Suksesi 1-0 i shkodranëv­e u vulos në fillimin e pjesës së dytë, më saktësisht në minutën e 49-të, kur gjyqtari Enea Jorgji bëri shenjë nga pika e bardhë pas një kontakti në zonë mes Balajt dhe Behiratçes.

 ?? ?? Shpëtim Lamçe, ish-arbitër ndërkombët­ar
Shpëtim Lamçe, ish-arbitër ndërkombët­ar
 ?? ?? Momenti i penalltisë së Vllaznisë
Momenti i penalltisë së Vllaznisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania