Panorama Sport (Albania)

Humbi fëmijën, Leao: Si gjeta forcë të luaja dhe shënoja

“Tifozët më befasuan, ndihesha sikur isha me vajzën”

- RONALD FAJA

Mbrojtësi brazil ian, Vitor Leao, është një nga përforcime­t e merkatos së janarit tek Erzeni. Në derbin ndaj Teutës, ai u fut në fushë në minutën e 83-të, duke zëvendësua­r kapitenin Gëzim Krasniqi. Ndërsa në minutën e 87-të arriti të shënojë golin e barazimit 11 pas goditjes me kokë nga brenda zonës. Mirëpo, e diela e 12 shkurtit ka qenë e mbushur me trishtim për Leaon, pasi ai priste të bëhej baba, por mori një lajm të keq nga Brazili. Gruaja e tij dështoi të lindte vajzën që priste dhe kjo fatkeqësi u përjetua shumë nga 24-vjeçari. Megjithatë, ai gjeti forca për të qenë në fushë dhe ndihmuar skuadrën. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mbrojtësi tregon si e përjetoi këtë moment të vështirë, por edhe ndjesinë që pati në fushë.

Leao, sa e vështirë ishte për ju të luanit në derbin Erzeni-teuta pas lajmit të hidhur që morët nga familja pak orë para fillimit të ndeshjes?

Ishte shumë e vështirë të vendosja për të luajtur ose jo, por arrita të gjeja forcë te Zoti, familja dhe gruaja ime. Fati deshi që të futesha në lojë dhe të shënoja unë ndaj Teutës.

A ndiheni më mirë tashmë që keni realizuar dhe kishte ky gol një dedikim special?

Po, goli erdhi si dhuratë nga Zoti në mes të trishtimit që më kishte pushtuar ditën e ndeshjes. Ndihesha sikur vajza ime ishte me mua në shpirt, prandaj golin ia dedikoj veçanërish­t asaj dhe gruas sime.

Tifozët e Erzenit kishin

vendosur një banderolë të dedikuar për ju. E ndieni ngrohtësin­ë e tyre në këto pak javë që keni si pjesë e skuadrës shijakase?

Po, sigurisht. Të them të drejtën u befasova nga afeksioni i tifozëve, pavarësish­t se kam një kohë të shkurtër

këtu. Ndjeva ngrohtësin­ë dhe dashurinë e tyre. Tifozët e Erzenit më dhanë forcë në këtë moment të vështirë për mua dhe familjen time. Faleminder­it të gjithë fansave dhe gjithashtu stafit dhe shokëve të skuadrës. Le të shikojmë përpara për më

shumë arritje në atë që kemi si qëllim të përbashkët.

E besonit si ekip se mund të shënonit edhe një tjetër gol pasi barazuat në ato pak minuta që kishin mbetur, duke bërë një përmbysje të çmendur ndaj Teutës?

Menjëherë pas golit kishte një tjetër goditje këndi dhe pashë mundësinë për të shënuar sërish, por nuk ishte e mundur. Megjithatë, jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin për të marrë një pikë.

Tashmë do të luani përballë Partizanit, çfarë prisni?

Unë mendoj se barazimi i fundit që morëm ndaj Teutës, do të na ndihmojë shumë për vazhdimësi­në e garës. Partizani është rivali ynë më i afërt, kështu që besoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë, por Erzeni ka treguar deri më tani se mund të fitojë ndaj çdo skuadre.

 ?? ?? Banderola e tifozëve të Erzenit, kushtuar Leaos për fatkeqësin­ë në familje, ku shkruhej: “Bëhu i fortë Leao, ne jemi me ty”
Banderola e tifozëve të Erzenit, kushtuar Leaos për fatkeqësin­ë në familje, ku shkruhej: “Bëhu i fortë Leao, ne jemi me ty”
 ?? ?? Festa e mbrojtësit brazilian, Vitor Leao, pas golit ndaj Teutës
Festa e mbrojtësit brazilian, Vitor Leao, pas golit ndaj Teutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania