Panorama Sport (Albania)

Dede: Pësuam një gol naiv, e meritonim më shumë se një pikë

- F.RUPI

Nevil Dede priste më shumë se barazimi. Trajneri mendon se Dinamo meritonte diçka më tepër, ndonëse në përfundim barazimin nuk e quan një dramë. Shpreh keqardhjen për golin e pësuar që në fillim dhe rastet e humbura para porte. “Për mënyrën si shkoi ndeshja, them se duhej të merrnim më shumë se barazimi. Pësuam një gol naiv që në fillim të ndeshjes dhe më pas skuadra u vu në presion. Terreni i vështirë ishte një pengesë, përveç kundërshta­rit. Shpërdorua­m shumë raste shënimi për një ndeshje të tillë. Skënderbeu është një klub serioz dhe ka një skuadër të mirë. E dinim që do të ishte e vështirë, por duke parë lojën them se Dinamo meritonte më shumë. Kishim edhe mungesa, Taulant Marku vinte nga dëmtimi, kurse Redon Danaj ishte në tribunë, përveç

Alesio Mijës së skualifiku­ar. Menduam ta nisnim ndeshjen me Imami-dikson në mbrojtje me qëllimin për të ndërtuar më mirë lojën. Por edhe barazimi është i pranueshëm, madje ia kisha thënë edhe skuadrës këtë gjë. Dinamo ka një grup lojtarësh të rinj që premtojnë, ajo që më kënaq më shumë është se skuadra luftoi fort në fushë, kishte grintë dhe karakter, kërkoi maksimumin deri në momentin e fundit. E mira nuk ka fund, e kemi thënë dhe sigurisht që skuadra ka nevojë të përmirësoh­et për të shkuar në Superiore”, u shpreh fillimisht tekniku 48vjeçar. Nuk kishte si të mos komentonte edhe protestat ndaj gjykimit apo momentet e nervozizmi­t në stolin blu, që sollën ndëshkimin e tij dhe përgatitës­it të portierëve me të verdhë. “Janë raste që ndodhin në futboll. Për pjesën e parë u nervozova, sepse pati shumë ndalesa loje. Ndoshta nuk na pëlqen ndonjë vendim i gjyqtarëve, por rëndësi ka që të mos i kalojmë caqet dhe gjithçka të mbetet aty”, përfundoi Dede.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania