Panorama Sport (Albania)

Dinamo “hedh” Fall, barazon dhe mban larg Skënderbeu­n

Temitope nuk u mjafton korçarëve, ka nerva për një pikë

- FATJON RUPI

Dinamo nuk di të arratiset, por të paktën shmangu humbjen. Supersfida me Skënderbeu­n nuk shkoi më larg se një barazim. Një ndeshje vërtetë e madhe për historinë dhe trofetë që klubet mbartin, por jo për atë që treguan në fushë. Loja nuk u ngjit kurrë mbi nivelin mesatar, ndoshta edhe për shkak të terrenit të keq të “Selman Stërmasit”. E megjithatë, lufta sportive, golat dhe nervat nuk kanë munguar nga fillimi e deri në vërshëllim­ën e fundit të kryesorit Kreshnik Cjapi.

PJESA E PARË - Dinamo nuk mundi ta çonte në +7 diferencën me korçarët, por të paktën i mbajti ata 4 pikë pas. Ashtu si me Flamurtari­n, kjo sfidë nisi keq për blutë, të cilët pësuan gol menjëherë. Teksa skuadra po dilte përpara nga një goditje standarde, një top i çuar në zonë nga korçarët gjeti sulmuesin Temitope, i mbajtur në pozicion të rregullt nga Vokrri, dhe ai e dërgoi në rrjetën e Krostës. Malorja bëhet edhe më e fortë për skuadrën e Nevil Dedes, të cilët përpiqen të reagojnë. Arrijnë që të krijojë tri raste të mira goli në pjesën e parë, por pa mundur të barazojnë. Prodani gjen të gatshëm Ruçin në rastin e parë, kurse në të dytin traversa i mohon festën e golit. Rasti tjetër i humbur ka protagonis­t Smaçin. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Dinamo humb Preloshin për dëmtim dhe në fushë futet Taulant Marku, duke sakrifikua­r për skuadrën pas dëmtimit që kishte pësuar një javë më parë. Skënderbeu përpiqet të rrezikojë me kundërsulm­e dhe e vënë shpesh në presion mbrojtjen e vendësve.

PJESA E DYTË - Në pjesën e dytë, korçarët nuk e kanë më Moraesh në fushë. Ai dëmtohet dhe i lë vendin Zenullarit. Marku ka rastin e artë të barazojë, por goditja me kokë, pas krosit të Bardhit, nuk është e saktë. Temitope gabon në anën tjetër, duke gjuajtur jashtë. Skënderbeu pretendon edhe për një penallti në të 52ën dhe ishte e pastër, kur Dikson ndërhyn në zonë ndaj Likës, por Kreshnik Cjapi mendon ndryshe. Sheh vetëm simulim nga ana e sulmuesit të Skënderbeu­t. Dede bën lëvizje nga stoli, duke hedhur në fushë Zhivanajn dhe Fall e më pas vjen radha e Lilajt dhe Gjonit. Blutë përpiqen me të gjitha mënyrat të barazojnë dhe ia arrijnë qëllimit vetëm

në minutën e 81-të, kur Denison jep një top të bukur për T.markun në të majtë. Sulmuesi kroson në gjysmëlart­ësi dhe Fall bën devijimin fitues, duke e çuar topin në rrjetën e Ruçit. Kryeqyteta­sit marrin zemër dhe kërkojnë golin e dytë, por edhe rrezikojnë

ta pësojnë prapa. Ka edhe momente nervozizmi mes lojtarëve të dy skuadrave, nuk mungojnë as kartonët e verdhë dhe dëmtimet. Edhe 6 minutat shtesë kalojnë pa ndryshim rezultati dhe Dinamo e Skënderbeu ndajnë nga një pikë.

 ?? FOTO: F.HAZISLLARI ?? Moment tensioni në Dinamo-skënderbeu
FOTO: F.HAZISLLARI Moment tensioni në Dinamo-skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania