Panorama Sport (Albania)

Noka: Prenga na vodhi penallti, u çuditën edhe vetë kavajasit

Presidenti i ri: Skandal, por mbijetojmë

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja u mund 2-0 nga Besa dhe preku sërish fundin. Rënia duket gjithnjë e më pranë, e megjithatë në Lezhë gjejnë fajtorët. E kanë me gjykimin dhe këtë e deklarojnë drejtuesit më të lartë të klubit. Është presidenti Xhulio Noka që reklamon për “Panorama Sport” dëmtimin që i është bërë nga arbitrat jo vetëm në ndeshjen e fundit, por edhe atë me Korabin. “Në tri ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij viti, dy i kemi humbur për shkak të gjykimit. Ndaj

Korabit na u mohua një penallti e pastër. Nëse do të na akordohej, kjo do të ndryshonte rrjedhën e lojës. Por, nuk ndodhi kështu dhe kjo ndikoi direkt në rezultat. Besëlidhja e pësoi si përfundim dhe na u mohuan pikët. Në

atë sfidë arbitronte Blerim Ziri, por Klodjan Prenga ia kaloi ama. Të dielën shkuam në Berat, ku na priste Besa dhe kryesori nga Laçi na vodhi një penallti të pastër. Edhe vetë kavajasit mbetën të çuditur. Por jo vetëm kaq, na penalizoi

duke ndalur të gjitha aksionet tona të rrezikshme. Nëse do të kishte gjykim real, do të ishim ne fitimtar ndaj Besës. Për këtë jam i sigurt. Ekipi kishte marrë masa dhe dukshëm ishim më lartë se kundërshta­ri. Një rast, një

penallti, një goditje dënimi apo këndi, ndryshon rezultatin e gjithë takimit. Kjo u pa në ‘Loro Boriçi’, në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës. Një penallti e dhënë i dha fitoren shkodranëv­e. Po të mos jepej, çfarë do të ndodhte?!

Të vidhesh ditën për diell është skandal i madh”, tha fillimisht 21-vjeçari, që zyrtarisht ka marrë rolin e presidenti­t. Ai i bëri edhe një thirrje FSHF-SË që të reagojë. “I bëjmë thirrje federatës që të merret seriozisht me tipa të tillë që po e shkatërroj­në futbollin. Po na i çojnë dëm investimet dhe po e largojnë spektatori­n nga shkallët e stadiumeve. Në një ndeshje të paravendos­ur nuk kanë se çfarë të shijojnë spektatorë­t. Tani jemi të përqendrua­r te ndeshja e radhës. Sido që të shkojnë punët, Besëlidhja do të shpëtojë për mrekulli. Të gjithë skeptikët ta dinë se Besëlidhja nuk mund të pretendojë ngjitjen gjatë këtij sezoni, por sa për të mbijetuar as që e kemi shqetësim”, përfundoi Noka.

 ?? ?? Xhulio Noka, presidenti i ri i Besëlidhje­s
Xhulio Noka, presidenti i ri i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania