Panorama Sport (Albania)

Kuka: Flamurtari në elitë, më frymëzon... Nojer

Portieri: Vendi i parë në kampionat është një detyrim për ne

- ERMAL SIKA

Flamurtari gjeti pa suesin e Shpëtim Moçkës me afrimin e portierit Klajdi Kuka në formë huazimi nga Laçi. 32vjeçari ka një eksperienc­ë të gjatë në shumë ekipe në Superiore, por edhe në Kategorinë e Parë. Në intervistë­n e parë për “Panorama Sport” si portier i kuqezinjve, Kuka deklaroi ndër të tjera se nuk e kishte menduar se një ditë do të ishte në Vlorë. Portieri tiranas i jep të drejtë administra­torit Sinan Idrizit, që kërkon vendin e parë, pasi ka investuar shumë në merkato. Ai thekson se nuk ka ardhur në Vlorë për turizëm, por për të arritur objektivin e klubit. Kategorinë e Parë e cilëson të vështirë edhe për shkak të terreneve në disa stadiume. Kuka zbulon se e frymëzon portieri Nojer dhe se videot e tij i ka pasur si shembuj gjatë stërvitjes, por gjithashtu si një ide për t’u zhvilluar më shumë.

Kuka, si ndiheni pas transferim­it te Flamurtari. A mund të themi se jeni ambientuar plotësisht?

Të them të drejtën, kam gjetur një klimë mjaft pozitive në ekip. Pavarësish­t se skuadra vinte pas një humbjeje, falë punës shumë serioze gjatë javës dhe kualitetev­e që kemi, arritëm të ktheheshim te rezultatet pozitive.

E kishit menduar ndonjëherë se do të luanit në Vlorë në këtë moment të karrierës, për më tepër që tani jeni 32 vjeç?

Të jem i sinqertë, këtë vit nuk e kisha menduar që mund të luaja te Flamurtari, edhe për faktin që ekipi bëri një merkato të plotë gjatë verës. Mbi të gjitha, isha pjesë e një ekipi që luajti në Kupat e Europës si Laçi, por në futboll është “kurrë mos thuaj kurrë”.

Flamurtari ka si objektiv vetëm ngjitjen në Superiore, mendoni se është e arritshme?

Nuk mendoj që kam ardhur në Vlorë për turizëm. Objektivi i klubit është edhe synimi im primar si futbollist. Ne si futbollist­ë sakrifikoj­më çdo gjë, duke filluar nga largësia me familjen, për të arritur në fund të sezonit kënaqësinë e një qyteti të tërë, që sigurisht është ngjitja në Superiore.

Si ju duket Kategoria e Parë këtë sezon?

Kategoria e Parë nuk është diçka e re për mua, pavarësish­t se isha pjesë e Superiores në pjesën e parë të këtij sezoni. Dua të them që në disa aspekte është shumë më e vështirë, duke filluar nga terrenet e vështira që kanë disa skuadra.

Presidenti i klubit, Sinan Idrizi, ka vënë kusht vendin e parë. Jeni të bindur se do ta kapni Dinamon?

Presidenti Idrizi, jo më kot kërkon vendin e parë. E thashë edhe më lart, Flamurtari bëri një merkato të plotë gjatë verës dhe po ashtu në janar u mundua të plotësonte disa pozicione ku e shihte të arsyeshme. Përderisa është korrekt në çdo gjë, ka të gjithë të drejtën të kërkojë vendin e parë dhe ky është detyrim për ne.

Kush ju frymëzon nga portierët në futbollin botëror, e keni një idhull?

Portieri më i kompletuar në futbollin modern mendoj që është gjermani Nojer. Për mua ka qenë një shembull, pasi duke parë videot e tij gjatë stërvitjev­e, jam munduar që të krijoj një ide për t’u zhvilluar sa më shumë si portier. Sigurisht që është e pamundur të arrish ato nivele, por për momentin dua vetëm të ndihmoj ekipin, duke dhënë maksimumin tim dhe eksperienc­ën time gjatë këtyre viteve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania