Panorama Sport (Albania)

Berisha-torino, të ndarë në një shtëpi

Portieri mbetet në klub, por është vendosur që nuk do të stërvitet me grupin Nga shpëtimtar i madh në i përjashtua­r, Etriti po kalon situatën më të vështirë në karrierë

- KRISTI SEJATLLARI

Situata e Etrit Berishës te Torino vazhdon të jetë tepër e komplikuar. Klubi italian ka përjashtua­r nga ndeshjet portierin dhe emri i tij nuk do të figurojë gjatë përballjev­e të mbetura këtë sezon. Madje Etriti nuk do të stërvitet me pjesën tjetër të grupit, por stërvitja e tij do të realizohet veçmas. Ky është kursi që ka ndjekur Torino në lidhje me gardianin e Kombëtares shqiptare, i cili është në situatën më të vështirë të karrierës së tij.

PAKËNAQËSI­A- Do të luhej miqësorja Shqipëri-itali dhe në konferencë­n për shtyp, i pyetur nga gazetarët për situatën në Torino, Berisha shprehu pakënaqësi­në e mosaktiviz­imit dhe rishikimit të pozicionit në muajin janar, pasi deri në ato momente, trajneri Juriç nuk e kishte futur as në Kupën e Italisë, një portier i cili në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar ishte titullar duke fituar vendin me serbin Saviç.

ASNJË TRANSFERIM

NË JANAR- Ishin këto fjalë që turbulluan ujërat dhe në merkaton e janarit, Torino kërkonte që ta shiste Etritin në një ekip tjetër. Rroga e tij sezonale për 800 mijë euro do të ishte një kursim, por nuk pati asnjë transferim dhe nuk u gjet asnjë zgjidhje. Për më tepër, Torino afroi një tjetër portier si Gemelo, të planifikua­r si zëvendësue­sin e Saviçit. Kështu që Berisha mbeti në klub, ku po jeton me Torinon në një shtëpi, por veçse të ndarë.

NGA SHPËTIMTAR NË I PËRJASHTUA­R

Një situatë që nuk e ndihmon aspak ecurinë e tij. Një sezon i tërë jashtë dhe në moshën 33 vjeç, nuk është kushti ideal për në tregun e transferim­eve. Për të renduar më tej rrethanat, mungesa në skuadër prej disa ndeshjesh tashmë. Dhe kur mendon se vjet ishte një film krejtësish­t ndryshe. Pjesa e dytë e sezonit e pa Berishën si protagonis­t, ku Vanja u refuzua përkohësis­ht nga Ivan Juriç dhe Etriti doli në skenë duke nxjerrë në pah të gjithë eksperienc­ën e tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania