Panorama Sport (Albania)

Klubet nuk besojnë te trajnerët, 60% e Superiores i kanë ndërruar

-

Largimi i Ardian Memës dhe rikthimi i Emiljano Çelës në stolin e skuadrës së Kastriotit ishte lajmi i ditës së djeshme, duke vënë në dukje edhe një herë lehtësinë që klubet shqiptare largojnë një trajner dhe afrojnë një tjetër. Mema kishte paraqitur dorëheqjen në klub, ashtu si Çela dy muaj më parë, por të gjithë e dinë se çfarë ndodh me të vërtetë në prapaskenë me klubet shqiptare.

BESIMI ZERO- Në një Superiore me dhjetë skuadra, patjetër që të kapësh një vend në drejtim është edhe arritje e madhe, duke marrë për bazë faktin sesa trajnerë janë diplomuar nga FSHFJA në këto vitet e fundit. Lidhur

me këtë, aktualisht këtë sezon besimi i klubeve ndaj trajnerëve është tepër i ulët, për të mos thënë që largimi i një trajneri nuk përbën më lajm, aq shpesh sa ndërrohen në kampionati­n shqiptar.

60% E EKIPEVE- Sot, 60 për qind e skuadrave që garojnë në Superiore, kanë ndërruar të paktën një

herë numrin një të stolit të tyre. Egnatia e nisi me Tetovën në fillim dhe më pas emëroi Shpëtim Duron, ndërkohë pas disa javësh u largua Duro dhe u kthye sërish Tetova. Rekordin e mban Teuta, teksa sezonin e nisi Renato Arapi, më pas erdhi Bledi Shkëmbi dhe pasuesi i tij Edi Martini, që është

momentalis­ht. Laçi e nisi me malazezin Vukiçeviç dhe tani në drejtim të ekipit është Gentian Mezani. Vazhdojmë me Kukësin, ku Skëndër Gega nisi nga puna dhe më pas nga Polonia mbërriti Enkeleid Dobi, të cilit iu besua vetëm disa javë, ndërkohë tani Kukësi drejtohet nga ndihmësi Rrahman Hallaçi.

Dhe në fund Bylisi që i besoi sezonin Arian Bellait dhe tashmë skuadra drejtohet nga Naxhi Shensoi. Ndoshta po bëhet një eksperimen­t me trajnerët, të cilët nga ana e tyre duhet të kuptojnë kulturën e kontratës afatgjate, që një klub të mendohet mirë përpara se të marrë vendimin e largimit të trajnerit.

 ?? ?? Emiljano Çela, trajneri që u rikthye dje te Kastrioti
Emiljano Çela, trajneri që u rikthye dje te Kastrioti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania