Panorama Sport (Albania)

Rikthehen Mesi-mbape, Nejmar: Duel bërthamor

Braziliani: Shkëlqej ndaj tyre, do të shihni Parisin më të mirë

-

Kristof Galtie, tra jneri i PSG-SË, do të jetë me të gjithë artilerinë e rëndë sot kundër Bajernit të Mynihut, në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions-it. Sulmuesi francez ka lënë pas problemin muskulor në kofshë, pavarësish­t se mendohej se do ta humbiste takimin e sotëm pas lëndimit ndaj Montpelies­ë në fillim të muajit dhe u parashikua të qëndronte tri javë jashtë. Ndërsa sulmuesi argjentina­s pësoi një tërheqje në Kupën e Francës kundër Marsejës dhe mungoi në transfertë­n me Monakon këtë fundjavë. Edhe kampioni i botës u stërvit me grupin një ditë më parë dhe duket se do ta fitojë garën për të qenë në skuadër për sfidën ndaj kampionëve të Gjermanisë. Po aq i rëndësishë­m për kampionët e Francës është edhe rikthimi i Verratit në stërvitje: mesfushori italian mungoi në ndeshjen kundër Monakos për shkak të një problemi të vogël.

NEJMAR – Në konferencë­n për shtyp të parisienëv­e, Galtie u shfaq me Nejmarin. Sulmuesi brazilian tha se këto janë ndeshjet që i pëlqejnë dhe premtoi se do të jetë një ndeshje bërthamore kundër Bajernit: “Situata jonë nuk ka shpjegim. Mendoj se momente të vështira kalojnë të gjitha skuadrat. Por ne duhet të jemi të fokusuar dhe përmirësoj­më situatën. Jemi të ndërgjegjs­hëm se kemi pika të dobëta, por jam i sigurt se do të shihni nesër (sot) Parisin më të mirë. Unë jam shumë optimist dhe kam vetëbesim. Që kur kam qenë në Europë, kam qenë gjithnjë në formë të shkëlqyer. I njoh cilësitë dhe aftësitë e mia. Jam me këmbë në tokë. Me Bajernin është një ndeshje bërthamore. Ne jemi të përgatitur për të. Kemi një skuadër shumë të mirë për të luajtur një ndeshje të shkëlqyer. Kundër Bajernit dy vite më parë unë kam luajtur një prej ndeshjeve më të mira me fanellën e PSG-SË. Nëse është më e mira nuk e di. Më pëlqen të luaj kundër këtyre skuadrave. Tani është momenti për të treguar aftësitë e mia. Me Mbapenë jemi më të fortë. Fola me të dhe më tha se ndihet mirë. Shpresoj që të mund të luajë disa minuta”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania