Panorama Sport (Albania)

Psg-bajern, duel titanësh në Champions

-

Liga e Kampionëve do të rikthehet pas pushimeve të gjata, aty ku aktiviteti i Botërorit pati efektet e veta. Faza e 1/16-ave do të dhurojë finale të parakohshm­e mes Psg-bajern Mynih. Më poshtë po ju prezantojm­ë me disa nga të dhënat më interesant­e nga kampet e të dyja ekipeve në fjalë përgjatë aktivitete­ve të Champions-it:

-Bavarezët dhe parisienët janë përplasur gjithsej në kompeticio­net më elitare në Europë për klube plotë 11 herë, që përkthehet me 6 triumfe nga francezët, kundrejt 5 të rekordmenë­ve gjermanë. Golavarazh­i i mban në balotazh të dyja, me nga 15 rrjeta respektive. Gjithashtu vlen të theksohet se në ekipet që janë përballur mbi 10 raste me gjigandët nga Mynihu, Parisi gëzon përqindjen më të lartë të sukseseve, me 55%. -Kampionët e Bundesligë­s vijnë me rekord negativ në “Parc des Princes”, e thënë ndryshe me vetëm 1 fitore dhe 4 disfata në pozitën e miqve. Kjo statistikë lë të nënkuptohe­t se “Princërit” në fushën e vet janë më tepër se sa thjesht një fortesë për rivalët, në këtë rast Bajerni.

-Takimi më i rëndësishë­m është ai i vitit 2020, i cili korrespond­on me finalen ku Kingsli Koman do të shndërrohe­t në heroin e titullit të 6-të për Bajernin në historinë e tyre në këtë turne.

-Të besuarit e Julian Nagelsmani­t kanë arritur t’i përfundojn­ë me fitore 6 ndeshjet e para në Champions për këtë sezon, ndërsa i vetmi rast kur ata e kanë dërguar këtë kuotë në 7 ishte viti 2020, aty ku edhe u përmbyll me trofeun në duar. Aktualisht ata e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 18 goditje dhe vetëm 2 kanë ngecur në kuadratin e tyre.

-Nga fillimi i sezonit 2019-’20, bavarezët mbajnë përqindjen më të lartë të fitoreve me 86.5%, çka do të thotë se nuk kanë rivalë në këtë hark kohor. Një pikë të rëndësishm­e te Bajerni ka luajtur pa diskutim Joshua Kimish. Mesfushori gjerman mund të krenohet me të drejtë si personazh me influencë te të tijtë, pasi me të në fushë ata kanë korrur suksese në 50 nga 66 sfida gjithsej, saktësisht 76%.

-Kiljë Mbape mbart vlerë të jashtëzako­nshme në klubin e tij dhe këtë e dëshmon më së miri e dhëna në fjalë, ku 24-vjeçari përgjatë 50 prezencave si “Princ” në Ligën e Kampionëve është përfshirë në 57 finalizime (43 gola dhe 23 asiste), tregues se sa ndikim ka te PSG-JA.

-Mbajtja e portës së paprekur është kthyer në tabu për skuadrën e Kristof Galtie, jo vetëm në takimet e fundit. Ata janë i vetmi ekip që nuk e kanë mbrojtur dot kuadratin në Champions pa pësuar gol. I fundit duel koincidon me sezonin e kaluar, konkretish­t ndaj Real Madridit në shtëpi, e vlefshme me fazën me eliminim direkt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania