Panorama Sport (Albania)

“Spurs”-at rrezik nga ajri, "Djalli" synon çerekfinal­et

-

- E sotmja do të jetë vetëm përballja e pestë mes Milanit dhe Totenhemit në Europë. Anglezët nuk kanë humbur në asnjë rast duke barazuar dy e fituar po aq në katër precedentë.

- Milan rikthehet të luajë fazën me eliminim direkt të Championsi­t për herë të parë që nga sezoni 2013-'14. Asokohe mes ndeshjes së vajtjes dhe të kthimit kuqezinjtë u eliminuan me një rezultat total 5-1 për Atletikon e Madridit.

- Kuqezinjtë nuk kanë shënuar në 9 nga 14 prezencat në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

- Në skuadrën e Stefano Piolit, vetëm Olivie Zhiru ka grumbullua­r më shumë se 50 prezenca në Champions. Diferenca në ndeshjet e luajtura është 139 më shumë në favor të djemve të Antonio Kontes. Lojtarët e Milanit kanë luajtur 285 ndeshje deri më tani në Europë, ndërkohë që rivalët, pa Lorisin dhe Bentankuri­n, arrijnë në 424 ndeshje të luajtura.

- Për herë të dytë në karrierë Antonio Konte të ketë mundësinë të fitojë dy ndeshje radhazi në Champions. Dy suksese radhazi për herë të parë trajneri aktual i Totenhemit i pati siguruar në pankinën e Juventusit në sezonin 2012-'13, duke mundur 1-0 Shakhtar Donjeckun dhe 3-0 Sëlltikun.

- Milani ka pësuar 9 gola në këtë sezon nga goditjet standarde dhe është skuadra e tretë më e dobët në Europë për ndëshkime me këtë dinamikë. Ndërkohë, skuadra e Antonio Kontes ka shënuar 10 gola në këtë sezon me goditjet standarde. Nga këto, 8 i ka firmosur Herri Kejn. - Përballja e fundit mes kuqezinjve dhe "Spurs"-ave daton në 1/ 8-at e Ligës së Kampioneve në sezonin 2010-'11. Në atë rast, anglezët u kualifikoh­en, duke fituar 1-0 (gol i Piter Krauç) ndeshjen e parë në "San Siro", teksa në shtëpi u mjaftoi një barazim pa gola.

- Totenhemi ka luajtur tri gara Champions-i në "San Siro" kundër skuadrave të Milanos. Ata janë mundur dy herë nga Interi, teksa fitoren e vetme e kanë pikërisht ndaj "Djallit".

- Me 35 gola të pësuar, Totenhemi ka mbrojtjen e pesëmbëdhj­etë në kampionati­n anglez, teksa ka sulmin e tretë më të mirë në Angli. - Do të luhet më 14 shkurt, do të jetë hera e 15-të që ndodh në historinë e Milanit. 5 fitore, 8 barazime dhe vetëm një humbje, e shënuar në vitin 1982 ndaj Juventusit në Serinë A (3-2 për bardhezinj­të). Vetëm një precedent në Kupat evropiane, që daton në sezonin 2000-'01 (1-1 me PSG-NË).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania