Panorama Sport (Albania)

Kalulu: Ndeshje e vështirë, Kejn s'ma prish gjumin

-

Deri më sot i ka luajtur të gjitha minutat me Milanin në Champions, por momenti nuk është ndër më të mirët për të dhe për ekipin, pavarësish­t fitores minimale në fundjavë ndaj Torinos. Pier Kalulu ka qenë krah trajnerit Pioli në konferencë për shtyp për të komentuar takimin e sotëm kundër Totenhemit.

Çfarë ka ndryshuar në këtë periudhë?

Thjesht rezultatet. Kemi punuar njësoj, e na kanë sulmuar duke sajuar thashethem­e. Ndryshimi i skemës ka ndihmuar jo pak, por qëndrimi bën diferencën në këtë periudhë. Kur të gjithë janë të orientuar për sakrifica, është më e lehtë për ne mbrojtësit.

Edhe ju sikur po ktheheni në formë?

Në këtë ndeshje të fundit kam qenë më mirë, u ndjeva shumë mirë me Torinon, pastaj jam nga ata që përpiqen të përmirësoh­en, çdo ditë. Mund të jem edhe më mirë.

Dje Aldo (vëllai i Pierit) shënoi një gol të mrekullues­hëm. Keni folur?

Gol fantastik, ne gjithmonë i shikojmë ndeshjet tona. Nuk ishte një fundjavë e lehtë për familjen. Ai më jep disa këshilla që bëjnë diferencën dhe unë i dëgjoj gjithmonë.

Sa ju stimulon dueli me Perisiçin dhe Sonin?

Të gjithë i njohim për lojtarë të mëdhenj dhe ata janë dy kampionë. Te Milani kam sfiduar shumë ekipe me lojtarë të mëdhenj. Do të jemi gati, por gjithmonë shpresoj të sfidoj të tillë lojtarë për të kuptuar nivelin tim.

Varan është larguar nga kombëtarja. Kjo është një mundësi për ju...

Është një mundësi më shumë, por më parë duhet të luaj ndeshje të shkëlqyera me Milanin.

Do të flini përpara ndeshjes me një rival si Kejni?

Ka qenë një periudhë më e vështirë se të tjerat. Kur humbet, morali nuk është më i lartë. Por të ndihmon për të të bërë më të fortë. Unë fle gjithmonë para ndeshjeve. Nuk do të rri pa gjumë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania