Panorama Sport (Albania)

“Ekipi të reagojë, Leao i përkëdhelu­r si Zaniolo”

-

Fabio Kapelo në një intervistë për "Radio Anch'io Sport", të transmetua­r në frekuencat e "Rai Radio 1" ka komentuar situatën e Milanit në prag të sfidës me Totenhemin. Ish-trajneri i "Djallit" nuk ka hezituar gjithashtu të shigjetojë Rafael Leaon, situata e rinovimit të së cilit vijon të jetë një temë në rend të ditës në ambientet kuqezi. Lidhur me portugezin e lindur në Almada, Kapelo u shpreh: "I duhet folur. Në këtë momente nuk e ka mendjen e më kujton rastin e Zaniolos. Lënia jashtë formacioni­t është e kotë dhe nuk e ndihmon. Në të vërtetë, kjo e bën më të trishtuar. Leao ka nevojë të ndihet i rëndësishë­m dhe të ndihmohet edhe nga shokët e skuadrës. Ka probleme të rëndësishm­e ekonomike, sepse ka atë detyrimin prej 17-18 milionë euro, që duhet të paguajë dhe askush nuk dëshiron ta paguajë. Megjithatë, ai dhe Teo Hernández janë lojtarë që bëjnë diferencën, e krahasuar me të tjerët kanë diçka më shumë".

SITUATA E MILANIT - Më pas 74-vjeçari foli edhe për momentin e kuqezinjve, të cilët fituan të premten e kaluar në kampionat pas një muaji agjërimi, humbjesh dhe kolapsi në renditje. "Kundër Torinos, Milani tregoi diçka në pjesën e dytë, sepse në pjesën e parë u panë vetëm torinezët në fushë. Shumëkush fajësoi ndryshimin e modulit, por nuk është kështu: skemat janë të gjitha të vlefshme. Nëse zbret fushën me frikë dhe drojë, nuk ke qetësi e luan keq, siç u ndodhi kuqezinjve në pjesën e parë kundër Torinos".

CHAMPIONS-I - Sot "Djalli" do të presë Totenhemin në "San Siro" për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions-it. Për kampionët e Italisë sfidë delikate, për të cilën Kapelo tha: "Edhe Totenhemi, në ndeshjen e fundit në Lesterin, u duk se ishte në vështirësi. Vura re se i mungonte mesfusha dhe faza e mbrojtjes. Sidoqoftë, anglezët, të cilët kanë lojtarë të shkëlqyer si Herri Kejn, mund të krijojnë probleme të mëdha për Milanin, i cili duhet të ketë shumë kujdes. Lojtarët, pa përjashtim, duhet t'i kushtojnë vëmendje fazës sulmuese, sepse Totenhemi ka jo pak probleme kur duhet të mbrojë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania