Panorama Sport (Albania)

“I tmerruar nga tërmeti, pas derbit duhet të kishim fituar”

- Çalhanoglu

Hakan Çalhanoglu ka zbritur në fushë për nxehjen me një fanellë të veçantë, në të cilën lexohej: "Lutemi për Turqinë". Për të mbështetur dhe për t'u solidarizu­ar me mesfushori­n turk kanë menduar edhe tifozët zikaltër që kanë shpalosur banderolën: "Pranë Sirisë dhe Turqisë! Çalha, njëri prej nesh", një gjest i vlerësuar nga turku që ka duartrokit­ur publikun e tij. Për tërmetin që goditi vendlindje­n e tij, mesfushori ka folur edhe në përfundim të ndeshjes, duke falënderua­r për mbështetje­n ambientin: "Dua të falënderoj të gjithë shokët e mi të skuadrës dhe familjen e madhe të Interit që më kanë qëndruar pranë në një moment të tillë. Kam marrë shumë mesazhe mbështetje­je edhe nga tifozët zikaltër që më kanë qëndruar gjithmonë pranë. Kemi përjetuar një tërmet të fortë dhe nuk ka qenë aspak e lehtë të shikoje pamje të tilla, por po bëjmë çdo gjë për të ndihmuar. E tillë është jeta, shpresoj ta kalojmë sa më shpejt dhe besoj se nëse do të jemi të bashkuar do të jetë më e thjeshtë".

SFIDA - 29-vjeçari u përqendrua më vonë te sfida dhe momenti zikaltër, duke e nisur nga efekti i derbit e deri te përballja me Sampin. "Fitorja në derbi ishte shumë e rëndësishm­e. Na duhej për moralin dhe për renditjen dhe është gjithmonë speciale të fitosh një sfidë të tillë. Gjithsesi ndeshja e sotme (djeshme) ishte edhe më e rëndësishm­e, pasi do të shërbente për të gjetur vazhdimësi­në, ajo që na ka munguar gjatë gjithë kësaj periudhe, por nuk ia dolëm. Të luash në "Marasi" është gjithmonë e komplikuar. Stankoviçi­n e njohim të gjithë, është një trajner shumë i fortë, e njeh mirë futbollin dhe përveç të gjithave ka një personalit­et të admirueshë­m. Kërkon gjithmonë fitoren dhe është nga ata që di ta motivojë dhe karikojë skuadrën shumë mirë. E kishim përgatitur mirë dhe e dinim që duhet të jepnim maksimumin. Mendoj se mund të kishim bërë më mirë dhe treguam që kemi ende shumë punë për të bërë përpara", tha mesfushori që nuk mundi në fund t'i shmangej edhe pyetjes mbi Napolin, që tani është 15 pikë larg. "Ne duhet të vazhdojmë të shikojmë veten tonë dhe të mendojmë tashmë për sfidën e radhës. Napoli po bën një punë fantastike, por ajo që duhet bëjmë ne është të përqendroh­emi tek ajo që ne mund të bëjmë. Është e vetmja gjë që ka rëndësi, të ulim kokën dhe të punojmë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania