Panorama Sport (Albania)

Interi ngec ndaj Sampit, Barela kriset me Lukakun

- Përgatiti: NISLI GJINI

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në "Luixhi Ferraris", aty ku Sampdoria e ish-it Dejan Stakoviç arriti të ndalte edhe një herë tjetër zikaltrit, që përsëri nuk u dhanë dot vijimësi rezultatev­e pozitive pas asaj fitoreje të ardhur në derbi. Zikaltrit, që ruajnë gjithsesi vendin e dytë edhe pse 15 pikë larg Napolit, shpërdorua­n dhe shfaqën edhe shenja nervozizmi, me protagonis­të Barelën e Lukakun.

EKUILIBRI

Inzagi riktheu titullar Lukakun krah Lautaros, por nuk bëri të njëjtën gjë me Brozoviçin që e nisi nga stoli. Ishte pikërisht dyshja e sulmit që u kujdes që Interi të vendoste diktatin e vet që në fillim të lojës, me Auderon që shpëton portën e Sampit në të dyja rastet. Vendësit ama nuk dekurajohe­n dhe tentojnë të shfaqen, edhe pse zikaltrit nuk lejojnë hapësira. Skenën do ta vidhte Çalhanoglu me një goditje që shkon ngjitur me portën në të 12'-ën dhe më pas edhe Lauataro që nuk përfiton nga një pasim i Darmianit brenda zonës. Interi shfrytëzon momentin pozitiv për të vendosur nën presion dorianët, por pa mundur dot të konkretizo­jë aksionet. Shpërdorim­et e miqve i japin zemër Sampdorias, që pas 33 minutash kërcënon me anë të Lamers, ndërkohë që Interi e mbyll pjesën e parë në rënie të lirë. Në të dytën, Inzagi zgjedh Dimarkon për të ndryshuar ndeshjen, por krosimet e anësorit të majtë hasin në murin e Sampit, që kërkon edhe kundërsulm­in me anë të Gabiadinit, por pa rezultat. Pavarësish­t zëvendësim­eve të të dy trajnerëve, gjërat ndryshojnë pak, ndërkohë që zikaltrit pretendojn­ë edhe për një prekje me dorë të Uinksit, që u konfirmua inekzisten­te. Dy mundësi të mira edhe për Çalhanoglu­në, që përpiqet ta zgjidhë ndeshjen nga jashtë zone, pa mundur ama ta dërgojë topin në rrjetë, me tentativën e fundit që po nga jashtë zone i përkiti Françesko Açerbit. Në fund zikaltrit u kënaqën vetëm me një pikë, duke tensionuar edhe më shumë klimën rreth tyre.

SHKËNDIJAT

Interi nervoz dhe në vështirësi u paralajmër­ua që në fund të pjesës së parë kur

Barela dhe Lukaku patën një episod tejet të tensionuar. Mesfushori u shfaq në nisje të ndeshjes me krahët e ngritur në shenjë proteste, fillimisht me arbitrin dhe më vonë edhe ndaj shokëve të tij për pasimet e gabuara dhe të munguara. Edhe pse stoli i Interit u përpoq disa herë ta qetësonte, italiani nuk i kontrolloi dot nervat dhe në ankesën e radhës të tij, Lukaku nuk qëndroi indiferent. "Qepe, mjafton! Mos guxo ta bësh më!", iu drejtua sulmuesi Barelës, referoi "Dazn", fjalë që u pasuan nga heshtja e Nikolos.

 ?? ?? Reagimi i Lukakut ndaj protestave të Barelës
Reagimi i Lukakut ndaj protestave të Barelës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania