Panorama Sport (Albania)

Pedri është mbreti i efikasitet­it, 12 pikë për Barçën

Vetëm në vitin 2023 ka shënuar në tri fitore minimale

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Barcelona është një nga skuadrat më efikase, teksa çdo gol i saj kthehet në pikë të vlefshme apo vlen kualifikim­e. Ndër pesë kampionate­t më të rëndësishm­e në Europë, Barcelona është kryesuesja, e cila ka shënuar më pak, por që nuk e shqetësojn­ë shumë trajnerin Ksavi. Në disa raste katalanasv­e u kanë mjaftuar rezultatet 1-0 për të marrë pikët e plota. Kështu ka ndodhur edhe të dielën në “La Ceramica” kundër Vijarreali­t. Një gol i Pedrit i ka vlejtur fitoren dhe pikët e plota Barçës, që në pritje të takimit të Realit ndaj Elçes nesër në mbrëmje e sheh veten +11 nga kampionët në fuqi. Por Pedri nuk ka qenë vendimtar me golin e tij vetëm ndaj Vijarreali­t. Ai është sinonimi i sukseseve minimale, por shumë të rëndësishm­e të Barçës në këtë sezon.

KATËR NDESHJE 1-0 DHE GOL

– Mesfushori duket sikur është abonuar me shifra të tilla. Kundër Vijarreali­t ishte e katërta herë në këtë sezon, që goli i tij i ka vlejtur Barcelonës për të fituar me shifrat minimale, duke i dhënë pikët e plota. Para Vijarreali­t,

Pedri e kishte bërë një gjë të tillë edhe ndaj Gironës. Po në këtë vit, Barça ka fituar 1-0 kundër Gefates po me golin e Pedrit, sikurse ndodhi edhe ndaj Selta Vigos në këtë sezon. Me golat e shënuar në këtë sezon për Barcelonën, Pedri është kthyer në mesfushori­n më “prodhimtar” para portës. Me golin e shënuar ndaj Vijarreali­t, ai ka arritur shifrën e 7 rrjetave në La Liga dhe me shumë gjasa do të fitojë bastin me veten, 10 gola në këtë sezon në kampionati­n spanjoll.

TRAJNERI I KËRKON MË SHUMË – Fillimisht Pedri

qëndronte disi më larg portës kundërshta­re. Kjo bëri që trajneri Ksavi Hernandez ta udhëzonte të afrohej dhe të shihte më shumë drejt portës kundërshta­re. Mesazhi i Ksavit është kuptuar qartë nga mesfushori, i cili është shtyrë disi përpara dhe jo më kot, pjesa më e madhe e golave të shënuar në këtë sezon ka ardhur këta dy muajt e fundit. Por në të gjithë këtë histori, më e rëndësishm­e është vlera që kanë marrë golat e tij. Katër nga shtatë golat e tij i kanë dhënë plot 12 pikë Barcelonës, pak a shumë aq sa është edhe diferenca aktuale mes Barçës dhe Madridit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania