Panorama Sport (Albania)

“Ndizet” Benzema, pjesa e dytë e sezonit për të

Në finalen e Botërorit të Klubeve u kthye në fushë me gol

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Karim Benzema (35 vjeç) është kthyer në fushë të shtunën e kaluar në fina len e Botërorit të Klubeve me një gol. Francezi është vënë sërish në dispozicio­n të trajnerit Karlo Ançeloti në momentin më kulmor të sezonit, atëherë kur ai i duhet më shumë se kurrë Madridit. Ishte protagonis­t në Botërorin e Klubeve, pritet të vijojë me “nxehjen” nesër ndaj Elçes për të nisur më pas sprintin e madh mes Ligës së Kampioneve, La Ligës dhe Kupës së Mbretit. Ky nuk ka qenë një sezon i lehtë për francezin, që e ka nisur me probleme duke munguar në disa takime në start. Më pas u duk sikur po kthehej ai i zakonshmi, por një tjetër dëmtim në fillimin e vitit e kanë kushtëzuar jo pak atë. Ai ka humbur 8 nga 20 takimet në La Liga në këtë sezon, teksa ka mundur të shënojë 9 gola dhe dhënë tri pasime për gol. Ndër tetë takimet e humbura në La Liga, 7 ishin përpara se të niste kampionati botëror në Katar, teksa i radhës ishte kundër Majorkës, me Realin, që u mund 0-1 në ishull. Mungesa e tij gjatë kësaj kohe në një pjesë të madhe është mbuluar nga shokët, edhe pse ndikimi i tij vijon të jetë i padiskutue­shëm. Me rinisjen e kampionate­ve dhe kompeticio­neve të tjera në Europë pas përfundimi­t të Botërorit në Katar, Benzema është lojtari i tretë ndër pesë ligat më të rëndësishm­e në Europë për golat e shënuar (8). Ai është në një nivel me Lakazet e Haland, teksa kalohet vetëm nga Ben Jeder i Monakos (8) dhe Markus Rashford i Junajtidit (13). Kthimi në formë i Benzemasë përkon dhe me disa të dhëna mjaft interesant­e për të. Ato tregojnë se francezi gjen zakonisht formën e tij më të mirë në pjesën e dytë të sezonit. Në dy sezonet e fundit në La Liga, Benzema ka shënuar 31 gola në pjesën e dytë të kampionati­t nga 50 që ka shënuar gjithsej në La Liga në këto dy sezone (62% e totalit). Në sezonin 20202021, Benzema shënoi 17 gola në fazën e dytë (23 gjithsej), ndërsa në të fundit (2021-2022), në të cilën u shpall golashënue­si më i mirë në Ligën spanjolle për herë të parë, ai shënoi 14 gola (27 gjithsej). Deri më tani ai ka shënuar nëntë gola në La Liga, me vetëm një gol të shënuar në “Bernabeu”, atë në “El Clasico” kundër Barcelonës. Tetë të tjerët i ka shënuar jashtë stadiumit të Madridit.

 ?? ??
 ?? ?? Levandovsk­i së bashku me Pedrin dhe Gavin festojnë me fanellën e Barcelonës
Levandovsk­i së bashku me Pedrin dhe Gavin festojnë me fanellën e Barcelonës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania