Panorama Sport (Albania)

Fitoret, Guardiola eklipson Fergin

Trajneri i Mançester Sitit ka arritur 184 suksese në 250 ndeshje në Premier Ligë Katalanasi ka fituar 73.6% të sfidave në kampionati­n anglez, asnjë nuk është si ai

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola krenohet me përqindjen më të lartë të fitoreve se çdo trajner tjetër në historinë e Premier Ligës. Fitorja e Mançester Sitit 3-1 kundër Aston Vilës të dielën ishte e 184-ta e trajnerit katalanas në Premier Ligë, më shumë se çdo trajner tjetër në historinë e kompeticio­nit, ndërsa ai regjistroi ndeshjen e 250-të në elitën e kampionati­t anglez. Ai ka një përqindjej­e fitoreje 8.4 më të lartë sesa trajneri legjendar i Mançester Junajtidit, Sër Aleks Ferguson. Guardiola, i cili ka fituar katër herë titullin kampion në “Etihad” dhe është një prej trajnerëve më të mirë të historisë, teksa numëron 21 trofe në karrierë, përfshirë ato në stolin e Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut, por dominon edhe në

Angli, ku ka fituar katër Kupa Lige, një Kupë FA dhe dy Superkupa Anglie. Por në krahasim me trajnerin skocez, i cili e drejtoi Junajtidin në 810 ndeshje në Premier Ligë dhe fitoi 528, barazoi 168 dhe humbi 114, Guardiola ka një numër shumë herë më të paktë ndeshjesh. Sër Aleks humbi 14.1% të ndeshjeve të tij të Premier Ligës në Mançester, ndërsa e mbylli karrierën duke e fituar titullin e Premier Ligës 13 herë. Klop është pjesë e podit, ndërsa ish-trajneri i Çelsit, Mançester Junajtidit dhe Totenhemit, Zhoze Murinjo, renditet i katërti. Trajneri legjendar i Arsenalit, Arsen Venger, është në vend të pestë, me 57.5% fitore. Por ashtu si Fergusoni, Venger ka një numër të konsiderue­shëm ndeshjesh, duke i udhëhequr “Topçinjtë” 828 herë në Premier Ligë. Nga këto, francezi ka fituar 476 (57.5%), barazuar 199 dhe humbur 153. Tre ish-trajnerë të Liverpulit i bashkohen Klopit në dhjetëshen e parë, me Rafa Benitezin që renditet i shtati, Zherard Hulienë i teti dhe Brendën Roxhers, sot te Lestëri (i 9-ti), Mauricio Poçetino renditet në vend të gjashtë pas karrierës së tij te

Sauthempto­ni dhe Totenhemi. Trajneri argjentina­s fitoi 132 nga 256 ndeshjet në stol, të cilat i japin një përqindje 51.6. Legjenda e Njukasëlli­t, Kevin Kigan, mbyll “top 10”, pavarësish­t se është shumë larg rekordit të fitoreve të Guardiolës, me vetëm 43.3%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania