Panorama Sport (Albania)

Arsenali i dënuar nga gabimet e VAR-IT, la pikë në 5 ndeshje

-

Arsenali është viktimë e gabimeve arbitrare në secilën prej 5 ndeshjeve të Premier Ligës në të cilat ata kanë lënë pikë këtë sezon. “Topçinjve” iu mohuan 3 pikët kundër Brentfordi­t të shtunën, pasi VAR-I dështoi të shihte një pozicion jashtë loje të Norgardit, kur ai krosoi për autorin e golit të barazimit, Ivan Tonej. Shoqata e arbitrave të Premier Ligës i kërkoi ndjesë Arsenalit për incidentin, duke e quajtur një gabim njerëzor, pasi arbitri i VARIT, Li Mejson, harroi të vendoste vijat e pozicionit jashtë loje. Por skuadra e Artetës mund të kishte më shumë se dy pikë të tjera në klasifikim nëse gabime të tjera do të ishin shmangur.

– “Topçinjtë” pësuan humbjen e dytë në Premier Ligë këtë sezon javën e shkuar në “Goodison Park”. Por pak momente pasi Tarkovski kaloi vendësit me kokë në avantazh, i cili ishte goli i fitores, Arsenali protestoi për një penallti. Gabriel u pengua në zonë nga Maupej, por arbitri Dejvid Kut akordoi goditje dënimi për Evertonin dhe vendimi qëndroi në fuqi pavarësish­t kontrollit të VAR-IT.

ARSENAL-EVERTON ARSENAL-NJUKASËLL

– Gabrielit iu mohua gjithashtu një penallti gjatë barazimit 0-0 kundër Njukasëlli­t në janar. Qendërmbro­jtësi u pengua nga Bërni në zonë, por arbitri dhe VAR-I injoruan protestat e “Topçinjve”.

ARSENAL-SAUTHEMPTO­N

– Arsenali barazoi 1-1 me “Shenjtorët”, por mund të kishin kryesuar 2-0 nëse Gabriel Zhezusit do t’i ishte akorduar një penallti. Sulmuesi brazilian u pengua nga Kaleta në zonë, por për arbitrin Robert Xhons nuk kishte mjaftueshë­m kontakt. Ishte një rast i ngjashëm në atë fundjavë ku Broja fitoi një penallti për Çelsin

pasi Mektominej e mbajti me duar në zonë kundër Junajtidit.

ARSENAL-JUNAJTID - “Djajtë” i shkaktuan humbjen e parë të kampionati­t Arsenalit në shtator, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse goli i Martinelit do të kishte qëndruar. Braziliani shënoi, por VARI e anuloi pasi Odegard u vlerësua se shkaktoi faull ndaj Eriksenit gjatë aksionit. Kontakti ishte minimal dhe Premier Liga pranoi më vonë se vendimi për anulimin e golit ishte i gabuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania