Panorama Sport (Albania)

Gega: Të kuqtë pa balanca, por janë aty për titullin

Trajneri: Te “demat” dhe te Kukësi ka pasur shumë... trakte “Partizani jo më i njëjti, duhet të kishin plan B në janar”

- DENIS LALA

Skënder Gega, trajneri i vetëm kampion i Partizanit të pas viteve 2000, rrëfehet në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ku flet për gjithçka. E nis me cilësinë e kampionati­t, pengesat e hasura në punën e tij, teksa flet gjatë edhe për Partizanin e Kukësin. Gega tregon “kurthet” e ngritura ndaj tij, teksa komenton edhe atë që ekipi i kuq ka bërë deri më tani, ku e konsideron si diçka pozitive faktin që drejtuesit kanë treguar durim te trajneri dhe i kanë dhënë kohë.

Në janar u larguan disa lojtarë të rëndësishë­m nga Kategoria Superiore. Mbetet ende një kampionat kompetitiv?

Është rritur konkurrenc­a, por kjo nuk do të thotë se është rritur cilësia. Në aspektin financiar Tirana apo Partizani kanë përfituar dhe është pozitive që në një klub jo vetëm të investohet, por edhe të përfitohet nga investimi. Lojtarët të ngjiten më lart në karrierë dhe të sigurojnë të ardhura, por edhe klubi të përfitojë. Në lidhje me hapësirën që kanë lënë nëpër skuadra, kur merr një ofertë apo një propozim, patjetër që duhet të kesh edhe një plan B. Jo shpesh herë funksionon, por janë klubet që i kanë në kurriz të gjitha. Është pozitive që janë kthyer disa lojtarë në Superiore. Ishin dy që kishin ikur nga Laçi, është Abazaj, Balaj gjithashtu është aset i futbollit shqiptar. Nuk do të bëjë mrekulli, por duhet, sepse i jep kampionati­t një shtysë më të mirë. Të gjithë kanë gabuar shpesh në periudha të ndryshme, prandaj edhe tabela është aq e ngjeshur nga fillimi deri në fund.

Partizani nuk ka pasur rezultate në këtë vit kalendarik. Mos janë pikërisht largimet, që e kanë sjellë skuadrën në këtë situatë?

Futboll luan çdo ekip tashmë. Në Superiore diferencat reduktohen shumë. Duhet të jesh konstant në rezultate. Mospërputh­ja e objektivav­e me situatën aktuale të bëjnë që të krijosh dyshime mbi këtë skuadër, por unë them se me gjithë luhatjet e mëdha që ka pasur, fakti që klubi po tregohet i durueshëm me trajnerin, për mua është diçka pozitive. Kështu duhet të funksionoj­ë në sport, sepse nuk po bën një picë, që e merr për 20 minuta, ka vështirësi­të e veta. Gjithnjë shikimi kthehet te trajneri, por mund të jenë edhe elemente të tjerë. Gjithsesi, çdo ekip ka pasur luhatjet e veta. Me dy fitore mund të hysh tek ekipet pretendent­e dhe me dy humbje mund të shkosh për mbijetesë. Aq më tepër në Shqipëri, që dalin në konkluzion pa e lexuar librin. Fakti që një pjesë e mirë e klubeve kanë duruar dhe kanë qëndruar me të njëjtin trajner, është diçka pozitive. Unë mendoj se gjithçka është e hapur.

Gjithsesi, mendoni se nëse në krye të pankinës së kuqe do të ishte një shqiptar, do të tregohej kaq shumë durim?

Kur themi fjalën durim i klubit, nuk është vetëm te durimi i presidenti­t. Është gjithkush që e rrethon një klub. Në pjesën më të madhe të klubeve tona, ata që rrethojnë klubin, për të qenë më të besueshëm, për të treguar besnikërin­ë apo për interesa të tyre personale, e ngarkojnë më shumë situatën dhe aq më shumë trajnerin. Unë me eksperienc­ën time personale jam munduar të mbaj marrëdhëni­e të mira me të gjithë, por është e pamundur t’i bësh të lumtur të gjithë, sepse kur je trajner, je nën presion dhe duhet të jesh i pastër e të bësh zgjedhjet e duhura. Por jo të gjithë do të jenë pro teje. Po të hedhësh trakte poshtë derës sime gjithë kohës, pavarësish­t se mund të jenë të gjitha të pandershme, të shpifura e të pavërteta, po hodhe 100 trakte, diçka do të ngelet. Por tani besoj se njerëzit janë më të qartë se kush i rrethon dhe me kë duhet të punojnë. Unë nuk i kam paragjykua­r asnjëherë të huajt, kam punuar me ta dhe secili ka mënyrën e vet për të shitur veten. Mund të bëjë pesimistin kur duhet të jetë optimist, por mund të bëjë edhe të fortin kur nuk është në të vërtetë. Është një opinion që ekziston, se të huajt nuk po bëjnë gjë, por varet se çfarë të huajsh vijnë. Mua nuk më intereson nëse trajneri është i huaj apo vendës. Ai ka stemën e Partizanit dhe duhet respektuar. Unë personalis­ht jam për durim dhe për të mbështetur trajnerët në çdo moment. Klubi është strukturë teknike, duhet të marrësh përgjegjës­i që të akuzosh dikë, por edhe duhet të japësh llogari. Nuk e kam idenë se si është situata, por nuk besoj se është kontrata

ajo që e lidh trajnerin Kolela me klubin. Fakti që po i japin kohën e duhur është pozitive. E rëndësishm­e është që në momentin kur sheh që nuk shkon diçka, ndarja të vijë natyrshëm dhe trajneri të mos ketë të bëjë me njerëz që nuk janë të fushës, që e pengojnë të bëjë punën e tij. Gjithsesi, futbolli është biznes dhe është në dorën e presidentë­ve për të zgjedhur njerëzit që do të punojnë nëpër klubet e tyre. Tifozët me patjetër që janë të ndezur, por nëse edhe ata di t’i afrosh dhe t’i bësh krah tëndin duke u dhënë shpresë, patjetër që është ndihmë e madhe. Pastaj nëse do të ishte trajner shqiptar, nuk e di si do të ishte situata, sa do ta duronin, sa përgjegjës­i do të marrin dhe sa do të ishin në gjendje për të argumentua­r punën e tyre.

Kolela është shprehur se Partizani për momentin nuk e ka forcën për të fituar titullin.

Jeni dakord me mendimin e tij dhe a ju duket kjo deklaratë një shenjë dorëzimi e tij?

Ai ka mendimin e tij, unë kam timin. Nëse do të isha në drejtim të një ekipi, unë kam mënyrën time sesi bëj “Pr”in e klubit, por edhe mënyrën sesi i mbroj lojtarët dhe punën time. Është klubi, që në një farë mënyrë duhet të ketë një linjë të mënyrës sesi bëhen prononcime­t. Nuk them të diktojë intervista­t, por kjo deklaratë pas 20 javësh nuk më duket shumë me vend. Nuk e di, nuk jam në gjendje të kuptoj se në çfarë momenti e ka thënë, por një trajner që hyn si pretendent dhe i kërkohet të dalë kampion, nuk mund të dorëzohet. Unë kam qenë trajner i Partizanit. Ai grup lojtarësh nuk ishin më të mirët, por u bënë të tillë. Nuk ishin kampionë, por u bënë kampionë. Pa dashur ta paragjykoj dhe të vlerësoj këtë deklaratë, unë personalis­ht nuk do ta thosha kurrë këtë. Nuk do të thosha se do të bëhemi kampionë, por para dy ditësh ata fituan dhe hynë sërish në garë për titullin. Nuk mund ta vësh kundërshta­rin në gjumë kur thua se nuk jemi për kampion. Patjetër që modesti duhet të kesh dhe nuk mund të bësh as të fortin, sepse e bën kundërshta­rin gati. Por duhet të gjesh një balancë edhe me tifozët, klubin apo edhe me opinionin. Nuk duhet të dorëzohen, kjo është këshilla ime. Partizani do të jetë aty, sepse ka investuar për këtë.

Mos janë pak si shumë për Partizanin fitimi i titullit, stadiumi dhe mbushja e arkave me shitje brenda një sezoni?

Jo, nuk do ta quaja një ngarkesë këtë fakt, madje mendoj se është ekstremish­t pozitive. Presidenti Demi ka investuar shumë dhe në Shqipëri

nuk ke ndonjë mbështetje të madhe nga shteti apo njerëz që duan të investojnë në sport. Këtu e hedh investimin dhe nuk dihet kur e merr mbrapsht. Shitjet janë diçka shumë e mirë. Partizani ka një shtëpi dhe meriton kompliment­e. Është e pafalshme të shohësh Partizanin, Dinamon apo Kukësin me çanta në shpinë, si emigrantë. Bëhet fjalë për Superioren, elitën e futbollit të një shteti.

Partizani ka një golavarazh jo të logjikshëm, pasi ka shënuar 25 gola dhe ka pësuar 24. Përse mendoni se ndodh ky fenomen?

Mua nuk më pëlqen të bëj krahasime dhe jam kundër atyre që zgjasin qafën si gjirafë dhe mundohen të marrin merita në bahçen e tjetrit. Mua më ka ndodhur, kam mbështetur njerëz dhe në fund më kanë kthyer shpinën. Në momentet më të

vështira më kanë hedhur trakte, janë dorëzuar para presionit dhe janë larguar nga përgjegjës­itë, duke rënduar tjetrin. Unë nuk jam kështu, jam besnik me ata që punoj. Tani që jam larg, vazhdoj të mendoj se çdo trajner e ndërton ekipin në bazë të filozofisë së tij. Nëse nuk e ke klubin me vete, patjetër që bëhet e vështirë. Kjo që thoni ju, pa dyshim që është një element shumë negativ. Për të folur thjesht, janë vetëm dy aspekte. Si një ekip luan në sulm dhe sesi një ekip luan në mbrojtje. Është e thjeshtë. Mes reparteve duhet koordinimi i duhur. Nuk është e thënë që ke dy qendërmbro­jtës të mirë dhe luan mirë në mbrojtje, por është lojë në grup. Po ta lidh me Partizanin ku unë punoja, ishin një makineri, një orkestër, që merreshin vesh me sy mbyllur. Secili ishte në vendin dhe kohën e duhur, kishte balangjith­një

ca. Faktet tregojnë se ky Partizan aktual nuk ka pasur balanca, sepse të pësosh shumë gola, do të thotë se nuk mund të dalësh kampion kur shënon 1 dhe pëson 2. Megjithatë, në këtë kampionat që po zhvillohet, gjithçka është e mundur. Tirana ka ngecur disa herë dhe Partizani e ka pasur mundësinë ta kalojë. Nëse rivali ta jep shansin dhe nuk e shfrytëzon, është e pamundur të shkëputesh. Partizani nuk i ka shfrytëzua­r dobësitë e kundërshta­rëve, siç edhe në anën tjetër është gabuar njësoj. Një ekip që luan bashkë, quhet cinik dhe nuk është spektakola­r, por kampionati ashtu mund të fitohet. Këtë e tregoi qartë Botërori me ekipe si Maroku apo Argjentina.

Partizani ka pasur shumë dëmtime në këtë sezon. Kjo është çështje fati apo edhe përgatitje­je fizike?

del diçka, hapet diçka. Më vjen keq që ndonjëherë mund të rëndohet dikush pa hak. Ndodh diçka ku askush nuk merr përgjegjës­i dhe kthehen sytë nga stafi mjekësor. Nëse ushqehesh mirë, stërvitesh mirë, qëndron në kontrollin e mjekëve dhe trajnerit, nuk ka shumë surpriza. Ndonjëherë është më mirë që një lojtar të të mungojë dy javë sesa gjashtë muaj. Ndodh të dorëzohesh para presionit dhe të aktivizosh një lojtar që nuk është në 100%, kjo është e dëmshme. Kur isha te Partizani, përveç Telushit, që kishte një problem në mushkëri dhe më pas një dëmtim në klavikul të Hilës, ne nuk na kanë munguar lojtarë. Kjo është rezultat i punës së mirë dhe kontrollit nga të gjithë. Klubet shqiptare kanë probleme, këtu nënshkruhe­n kontrata pa vizita në thelb, pa skanerë, rezonanca dhe teste fizike, që bota i bën rëndom. Shqipëria nuk është e mbyllur dhe duhet të merren shembujt nga jashtë. Një pjesë e lojtarëve vijnë nëpër klube edhe të dëmtuar. Ndryshimi i fushave gjithashtu mund të ndikojë. Nuk është e thjeshtë.

Skuka dhe Bitri janë larguar tashmë dhe skuadra ka ndryshuar. Pas këtyre ndryshimev­e, e shihni Partizanin ende në vallen e titullit me Tiranën dhe Vllazninë?

Patjetër që e shoh. Madje nuk janë vetëm këta të tre. Të gjithë kanë pasur luhatje dhe

është e hapur. Vllaznia ka fituar me rivalët, por ka humbur ndeshje që duhet t’i kishte fituar me patjetër. Unë Mirelin (Josën) e kam shumë shok dhe e takova së fundmi në një event, ku shpreha keqardhje që ka lënë pikë që duhet t’i kishte marrë. Nga ana tjetër, unë mendoj se Skuka ishte lojtar shumë me cilësi dhe i dha Partizanit. Ndonjëherë kishte pritshmëri edhe më të mëdha, sepse ndikojnë shumë gjëra. Në fund secili ka vlerat e tij, por nuk varen shpresat te vetëm një lojtar. Bashkë me Bitrin ishin lojtarë që do ta ndihmonin Partizanin. Në të njëjtën kohë e gjitha nuk ndodhi brenda natës. Ndoshta kanë menduar vetëm të ardhurat dhe kanë shpresuar te kjo pjesë që është këtu. Faktet tregojnë se nuk është i njëjti grup. Tani lojtarët e tjerë duhet të tregojnë se janë aq të mirë sa Bitri dhe të mos krijojnë hendek. Nga ana tjetër, në verë ikën Mala dhe Belica. Nuk e di sesi ka qenë situata, por mendoj se nëse ata të dy do të ishin ende aty, skuadra do të ishte më e fortë. Sota është një lojtar shumë i talentuar, por me ndihmën e një lojtari me eksperienc­ë në krah, mund të bëhet akoma më i mirë.

Ku mund të arrijë Kukësi në këtë sezon?

Nuk jam prononcuar asnjëherë për Kukësin. Atje kam qenë vetëm në katër javët e para. Isha në fazën përgatitor­e, është bërë edhe merkatoja. Është shumë më

e lehtë për të larguar sesa për të afruar. Kur afron njerëz, i afron në disa poste, por nuk e ke të sigurt se do të jetë brenda pritshmëri­ve. Faktet treguan se një pjesë e madhe për aq kohë sa unë isha trajner, nuk dhanë atë që ne mendonim. Në këto situata, duhet që dikush të marrë përgjegjës­i. Keni dëgjuar ndonjëherë një lojtar që pas një performanc­e të dobët të thotë se do të largohet? Asnjëherë. Dikush duhet të mbajë përgjegjës­i. Unë kam krijuar marrëdhëni­a të mira dhe nuk kam shitur askënd, por vjen një moment që njeriu duhet të bëjë zgjedhje. Është diçka që unë e kam hedhur pas. Fakti që po marrin fitore është diçka shumë e mirë, edhe për Hallaçin më bëhet shumë qejfi, sepse është një djalë i vendit, kuksian dhe jam i sigurt se punon me shumë shpirt. I kanë mundësitë të bëjnë mirë. Në fund, nëse diçka që e do me shpirt të kthehet në stres, më mirë mos e bëj. Kjo funksionon për çdo gjë. Ndonjëherë gjëra që ti kërkon t’i bësh mirë dhe i sheh si të shenjta, i vë në komplekse të tjerët, sepse nuk e duan këtë. Pastaj ti sheh te vetja nëse përshtates­h me këtë situatë apo jo.

Si e shihni të ardhmen tuaj. E konsideron­i të afërt rikthimin në stol?

Për momentin i jam dedikuar tërësisht familjes sime. Nuk më ka pëlqyer asnjëherë të ngutem dhe mendoj se punët e mira bëhen avash-avash.

 ?? ?? Skënder Gega, ishtrajner i Partizanit dhe Kukësit, si dhe ishmbrojtë­s i Kombëtares
Skënder Gega, ishtrajner i Partizanit dhe Kukësit, si dhe ishmbrojtë­s i Kombëtares
 ?? ?? Çast nga ndeshja e fazës së dytë mes Erzenit dhe Partizanit
Çast nga ndeshja e fazës së dytë mes Erzenit dhe Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania