Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja në emergjencë, priten ndryshime në 11-she

Hoxha dhe Sota të dëmtuar, ndaj Erzenit sërish me “arnime” Në Ballsh ndezën sulmuesit e stolit, Kolela mes dilemave

- SULMI

Partizani nisi dje menjëherë për gatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Erzenit, e programuar të luhet në orën 19:00. Trajneri Kolela i nis këto përgatitje me dy mungesa të sigurta, kapitenin Alban Hoxha dhe liderin e mbrojtjes, Eljon Sota. Të dy lojtarët kanë probleme muskulore dhe është e sigurt se do të mungojnë në këtë ndeshje, por edhe në atë pasardhëse me shumë mundësi.

NË EMERGJENCË

Prej faktit se Hoxhën e zëvendëson një portier me cilësi si Rexhepi, mungesa e Sotës është më e dhimbshmja. Në ndeshjen me Bylisin, Kolela luajti me Telushin në qendër të mbrojtjes, krah Menish, teksa edhe ndaj Erzenit pritet të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, kemi të bëjmë me një kundërshta­r të një tjetër kualiteti dhe shkalla e vështirësi­së për Telushin bëhet akoma më e madhe, teksa kjo është hera e parë që mesfushori mbulon këtë pozicion. Nga ana tjetër, edhe Menish nuk ka treguar nivelin e pritshëm dhe herë pas here humbet duele në zona të rrezikshme. Ndërkohë, ndaj Bylisit, Havales ishte i vetmi qendërmbro­jtës në stolin e rezervave. Në ndeshjen e radhës në këtë repart kthehet Sembene, që ka pasur një gjendje gripale në ditët e fundit, por mbetet për t’u parë nëse Kolela do ta preferojë, diçka që nuk e ka bërë në të shkuarën.

Partizani aktivizoi ndaj Bylisit një sulm të përbërë nga Da Silva, Mba dhe Cara, por fitoren e solli një përbërje krejtësish­t ndryshe lojtarësh. Selmani, Mensah dhe Hoti i dhanë skuadrës një tjetër ritëm dhe me siguri Kolela është gati të bëjë ndryshime në këtë repart prej përgjigjev­e që lojtarët e stolit dhanë në ndeshjen e shkuar. Hoti shtoi lëvizjet mes reparteve, Selmani goditi shtyllën, ndërsa Mensah shënoi. Nga ana tjetër, Arinaldo Rrapaj është gati ta nisë ndeshjen nga minuta e parë dhe ky është një plus i madh për ekipin në mesfushë, pasi Sabit Bilali tregoi se i duhet kohë të ambientohe­t. E sigurt është se Partizani pritet të pësojë ndryshime në ndeshjen e së shtunës, ku kërkohet me patjetër fitorja e parë në shtëpi e vitit 2023.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania