Panorama Sport (Albania)

Mbledhje, Shehi ndryshon formacioni­n

- OLSI AVDIAJ

Tirana ka nisur përgatitje­t për sfidën me Kastriotin, ndërsa Orges Shehi ka zhvilluar takimin e zakonshëm pas ndeshjes me Vllazninë. Trajneri i bardhebluv­e ka kërkuar nga skuadra më shumë përqendrim, pas episodit në Shkodër, por nga ana tjetër mendimet e trajnerit janë tjetërkund. Nëse dy takimet e fundit ai ka përdorur skemën 3-5-2, gjasat janë që skuadra të ndryshojë modul. Ekipi mund të kthehet në formacioni­n e vjetër 4-3-3. Kjo sepse janë disa balotazhe për t'u zgjidhur në ekip. Kështu, dilema e madhe është nëse do të luajë Toshevski i djathtë në mbrojtjen me "katër". Balotazhi i dytë është Hila-lushkja dhe cili prej tyre do të jetë në fushën e lojës. Balotazhi i tretë është fakti se Rimal Haxhiu në mungesë të Abazajt mund të luajë majtas në sulm. Pra, Shehi ka shumë mendime në kokë, por ende nuk ka zgjedhur.

FORMACIONI - Nëse Shehi ndryshon skemë dhe kthehet 4-3-3, rreshtimi i skuadrës do të ishte Bekaj në portë, më pas Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni. Në mesfushë do të ishin Aleksi, Lushkja dhe Deliu, me Hilën si alternativ­ë. Sulmi do të ndryshonte nga fillimi, ku veç dyshes Hasani-patrik, Haxhiu mund të ishte titullar majtas në vend të Xhixhës sa të kthehej Abazaj. Me skemën 35-2 stolin e kapte Toshevski, në fushë do të ishte një lojtar si Behiratçe dhe Hila. Opsione ka nga më të ndryshmet, ndërkohë Shehi mund të shohë me kujdes se cilët do të aktivizojë. Me Kastriotin kthehet Aleksi pas shlyerjes së kartonëve, ndërsa pritet ardhja e Abazajt nga dëmtimi. Në fillim u fol për fundin e shkurtit, por tani mendimet janë për më shumë. Kujtojmë që Tirana është në krye të renditjes, me 37 pikë.

Tirana është në krye të renditjes, por në fakt ajo nuk është se ka shkëlqyer me të mëdhatë. Asnjë prej ekipeve kryesore nuk ka bilanc negativ me Tiranën, ndërkohë që bardheblut­ë kanë dominuar vetëm me skuadrat e vogla si Kastrioti, Egnatia apo Bylisi.

VLLAZNIA - Tirana është viktima klasike e Vllaznisë. Shkodranët kanë fituar dy nga tri ndeshjet e luajtura. Një takim është mbyllur në barazim. Tirana ka marrë një pikë, ndërsa Vllaznia 7.

Partizani, Teuta, Kukësi dhe Erzeni - Me të gjitha skuadrat Tirana ka një balancë në pikë. Kështu, me të kuqtë ka fituar dhe humbur një ndeshje. E njëjta situatë edhe me Teutën e Erzenin, ndërsa me Kukësin që janë luajtur tri takime, një sfidë në barazim dhe dy të tjera, një fitore dhe një humbje. Pra, pikë të ndara.

LAÇI E KASTRIOTI - Dy skuadra të tjera që ka lënë pikë Tirana,

por nuk ka humbur janë Laçi dhe Kastrioti. Me secilën skuadër, ekipi i Shehit ka një fitore dhe një barazim.

BYLISI DHE EGNATIA - Dy ekipet ku ka marrë pikë të plota Tirana janë Egnatia dhe Bylisi. Dy skuadra të vogla, të cilat i kanë siguruar 15 nga 37 pikët këtë sezon. Siç Shihet, veç Laçit me të gjitha skuadrat e tjera, Tirana nuk është dominante. Madje ose është e barabartë, ose në disavantaz­h. Fat që ka ekipet e vogla, të cilat e kanë çuar drejt kreut. Pikërisht këto skuadra mund t'u sjellin titullin e 27-të kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania