Panorama Sport (Albania)

Muça: Tirana e fortë me Abazajn, Kolela dhe Josa mos të fshihen

- OLSI AVDIAJ

Gara për titull është fu tur në një pikë të nxe htë, kjo falë fitores së Vllaznisë në "klasiken" përballë Tiranës, por dhe rikthimin e Partizanit, me të kuqtë që morën fitoren e parë për këtë vit. Shkëlqim Muça, tekniku i mirënjohur kryeqyteta­s, në një intervistë për "News24", për emisionin "Sport News", analizoi ecurinë e tri ekipeve kryesuese. Muça shprehet i bindur se gara për titull do të zhvillohet deri në fund mes këtyre tri ekipeve me shumë traditë. Në sytë e trajnerit, Tirana është më cinike, di të fitojë mbi të gjitha ndaj ekipeve të vogla. Bardheblut­ë gjithashtu lëvizën mirë në janar, nëse Abazaj do të rikthehet shpejt, Tirana do të jetë shumë e fortë në fundin e sezonit. Si një trajner me shumë eksperienc­ë, Muça thekson se deklaratat e Kolelës dhe Josës, që nuk duan të flasin për titull, janë strategji, në të kundërt do të ishin të gabuara, pasi të dy ekipet si Partizani ashtu edhe Vllaznia janë të investuara mirë, janë të ndërtuara për të qenë për titull. Në intervistë­n e tij, Muça zbuloi edhe gjërat pozitive e jopozitive deri në këtë pikë të sezonit.

Si e shihni kampionati­n pas javës së 21-të?

Kampionati është bërë më i hapur, më i bukur. Kampionati është bërë interesant edhe për faktin që ekipet janë të ngjeshura. Plus me këtë fitore të Vllaznisë, kampionati u bë më i bukur. Rivaliteti besoj se do të shihet në javët në vazhdim dhe në ndeshjet direkte. Lufta për poshtë dhe Europën është interesant­e, pasi ekipet janë aty-aty.

Cila është skuadra favorite për të fituar kampionati­n dhe përse?

Unë mendoj se tri ekipet e para do të luftojnë deri në fund për titullin. Janë ekipet më të kompletuar­a. Nuk janë ekipe që dominojnë ndeshjet, kanë objektiva më të qarta, por kanë një grup më të spikatur, kanë mentalitet fitues. Janë skuadra që kanë dalë kampione, jo se nuk janë skuadra të forta si Egnatia e Laçi që ndjekin, por janë skuadra që kanë histori.

I ndryshoi merkatoja e janarit balancat dhe cila skuadër doli më e fortë?

Lojtarët që vijnë nga kampionate­t e tjerë e kanë të vështirë që të ambientohe­n shpejt. Këtë e shohim te Partizani e Tirana. Edhe Balaj te Vllaznia nuk është në formën më të mirë. Lojtarët duan kohën e tyre për t'u ambientuar me skuadrën. Them se kanë ardhur lojtarë cilësorë dhe do të jenë një forcë më shumë. Tiranës nuk i dolën llogaritë mirë vetëm me Abazajn, për shkak të dëmtimit. Abazaj i ka lënë një boshllëk në sulm. Duke menduar ikjen e Xhixhës ishte menduar Abazaj, por këto janë gjëra që ndodhin.

Në cilat ndeshje vendoset titulli?

Çdo fitore është tri pikë, pavarësish­t kundërshta­rit. Tirana ka qenë gjithnjë cinike me ekipet e vogla, jashtë, edhe në të kaluarën, ndryshe nga Vllaznia, e cila ka bërë disa hapa false në këto ndeshje. Ka pak fitore jashtë. Veç fitoreve me Tiranën dhe Partizanin ka bërë hapa të gabuar. Tani është momenti në kampionat që skuadrat të jenë cinike dhe të bëjnë sa më pak gabime. Tirana të bind jashtë edhe pse nuk dominon siç bëri me Egnatian dhe Erzenin. Vllaznia e Partizani kanë çeduar. Këta të fundit në pesë takime morën 2 pikë. Janë rivendosur sërish balancat. Tirana pret vetëm rikthimin e lojtarëve. Ka lojtarë me eksperienc­ë. Është ekip i konsolidua­r në të gjitha repartet dhe nëse vjen Abazaj bëhet shumë e fortë. Vllaznia ka pasur dëmtime, sidomos në mbrojtje. Gjithashtu edhe Latifi. Vllaznia, është më fat që është vetëm 3 pikë larg në këtë pikë të sezonit. Janë në momentin e tyre më të mirë tani. Skuadra është formuar tanimë.

Të kuqtë?

Partizani ka bërë shumë ndryshime. Të kuqtë e kanë të vështirë të rikuperojn­ë dhe harmonizoj­në lojën, pasi ka lojtarë të ardhur. Partizani është një ekip me potencial.

Kolela-josa nuk përmendin titullin. Strategji apo frikë?

Çdo trajner e bën punën e tij me qetësi. Nuk do të ngarkojë lojtarët dhe t'i vërë lojtarët nën presion. Nuk duhet të fshihemi pas gishtit. Nuk mund të thonë tri skuadrat e para që nuk jemi për titull. Nuk mund të fshihen pas deklaratav­e. Objektivi është i qartë. Janë ndërtuar për titull, mund të ndikoj keq edhe në skuadër. Presioni të bën mirë, sepse i vë lojtarët në lëvizje që të mendojnë se çdo ndeshje duhet fituar, pasi kemi objektiv titullin. E kundërta pa objektiva mund të ndikojë keq në skuadër. Egnatia nuk mund të flasë për titullin, pasi nuk ka ciklin fitues dhe të kaluarën. Tej të tjerave secili idetë e tij, por në dhomat e zhveshjeve, gjithmonë trajneri e lojtarët flasin për titullit kampion.

Përse pas Skënderbeu­t skuadrat nuk kanë cikël fitues në Shqipëri?

Ne nuk kemi stabilitet në ndërtimin e skuadrave. Jemi vend i vogël, në vështirësi financiare. Klubet mendojnë që pas investimev­e të shesin lojtarë që të rikuperojn­ë investimet. Projektet janë afatshkurt­ër. Është gabim, duhet të krijosh stabilitet. Një strategji e gabuar është ajo që kur prish skuadrën. Sepse mund të fitosh shumë para nëse skuadra shpallet kampione 2-3 vite dhe më pas kualifikoh­esh në Europë, siç bëri Skënderbeu, që më pas kapi majat. Krijimi i një ekipi kompetitiv për të ecur përpara në Europë është më i rëndësishë­m dhe i suksesshëm.

Pjesa e bukur dhe e keqe në kampionat?

Te skuadrat nuk ka shumë diferenca, është bërë më i bukur, ka rivalitet, kanë investuar të gjitha skuadrat. Veç Kastriotit, të gjitha ekipet e tjera kanë bërë investime. Minus i madh është publiku, futbolli luhet për njerëzit dhe ata nuk janë në stadium. Shkallët janë bosh. Pa tifozët, ndeshjet janë të vakëta. Vetëm derbi dhe Vllaznia nuk e shpëtojnë kampionati­n. Me tifozë, ndeshja ka tjetër ritëm. U takon klubeve që të sjellin tifozët në stadium.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania