Panorama Sport (Albania)

Mungesat bëhen ‘makth’, Prodani: Jemi kampionë

Dikson humb Burrelin, tre të tjerë pezull Mbrojtësi “qan” dy rastet: Nuk ishte e thënë të shënoja

- FATJON RUPI

Dinamos nuk i nda hen mungesat. Edhe në Burrel do të udhëtojnë të “cunguar”. Mbrojtësi Dikson Idakvoe humb javën e 16-të, për shkak kartonësh. Në rrezik janë ende të dëmtuarit. Mbetet për t’u parë gjendja e Redon Danajt, që ishte në tribunë ndaj Skënderbeu­t dhe gjasat janë që të mos rrezikohet. Taulant Marku u aktivizua si zëvendësue­s, por sërish shfaqi probleme. Alisio Preloshi po ashtu la lojën që në pjesën e parë për shkak dëmtimi dhe është në dyshim për ndeshjen e kësaj fundjave. Lajmi i vetëm i mirë është rikthimi i Alesio Mijës. Qendërmbro­jtësi ka ezauruar skualfikim­in.

LLOGARITË

Dinamo nuk shkoi më shumë se barazimi me Skënderbeu­n rival. Për mënyrën si shkoi loja, ky rezultat nuk

është përjetuar keq në kamp. Kryeqyteta­sit pësuan një gol aksidental që në fillim dhe më pas reaguan mirë, duke krijuar disa raste dhe shmangur humbjen në minutat e fundit me anë të senegalezi­t Babakar Fall. Për blutë është e rëndësishm­e që arritën të ruajnë diferencën prej katër pikësh me vendin e dytë, edhe pse objektivi kryesor ishte shkëputja.

PRODANI

Ndeshja do të merrte tjetër rrjedhë, nëse Indrit Prodani do të shfrytëzon­te ato dy raste të mira që pati. Por fati nuk ishte me të. Një herë e ndali portieri me një grushtim, kurse në të dytin traversa. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi tregon sa e donte një gol ndaj Skënderbeu­t. “Ndoshta fati nuk ishte me mua në atë ndeshje, iu afrova dy herë golit, por nuk ishte e thënë të shënoja. Sigurisht, e doja shumë një gol në atë ndeshje. Më erdhi shumë keq, sepse nëse do të kisha shënuar në ato raste që në pjesën e parë, do të kishim më shumë mundësi ta përmbysnin rezultatin më pas dhe të fitonim. Megjithatë, po të kemi parasysh mënyrën si shkoi ndeshja, edhe barazimi është i pranueshëm. Ishim përgatitur ta fitonim atë sfidë, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet. Ka edhe episode që vendosin. Kishim disa mungesa dhe terreni po ashtu nuk na lejoi që të shprehnim më të mirën”, thotë 24-vjeçari. Lojtari që dallon për grindën, të cilën manifeston në fushë, beson me forcë te titulli kampion. “Kemi edhe shumë javë kampionat përpara, por kjo Dinamo nuk e diskuton ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Jemi skuadra më e mirë dhe e kemi treguar me rezultatet e deritanish­me. Objektivi ynë i vetëm është të shpallemi kampionë të Kategorisë së Parë dhe besoj shumë se kështu do të ndodhë. Kategoria e Parë është pak e ashpër, megjithatë ne jemi në gjendje të kalojmë çdo pengesë për ta çuar Dinamon në Superiore. Personalis­ht, jam shumë optimist, por do të thosha se duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe seriozë në çdo ndeshje që kemi përpara”, përfundon mbrojtësi.

 ?? ?? Indrit Prodani, mbrojtësi 24-vjeçar
Indrit Prodani, mbrojtësi 24-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania