Panorama Sport (Albania)

Rebus dhe gafa, arbitrat bëhen faktorë me penalltitë e padhëna

-

Kategoria e Parë kthehet në një “rebus” të vërtetë. Ngjeshje për kreun, për zonën “play off”, por edhe për mbijetesën. Aq të vogla janë diferencat, aq sa nuk ka më siguri për asgjë. Java e 15-të ka shtuar edhe më shumë dilemat. Edhe pse Dinamo vazhdon të ruajë kryesimin, ka treguar se nuk di të arratiset. Kishte shansin që të shkonte +7 nga ndjekësja më e afërt, por tashmë është +4. Skënderbeu në anën tjetër konfirmon se është në rrugën e duhur drejt objektivit madhor dhe bëhet zyrtarisht forca e dytë e këtij kampionati. “Malore” bëhet gjithçka për Flamurtari­n, që është e treta, me pikë të barabarta me Korabin e vendit të katërt. Surprizat ishin të shumta në 7 ndeshjet e zhvilluara mes së shtunës, së dielës dhe së hënës, por mbi të gjitha kontestime­t. Pa frikë mund të themi që arbitrat u bënë faktor në disa stadiume dhe ankesat e Skënderbeu­t, Besëlidhje­s, Tërbunit dhe Korabit tregojnë shumë. Dinamo-skënderbeu ishte larg pritshmëri­ve. Përballej historia, por loja nuk u rrit kurrë në nivel. Temitope ndëshkoi pas 6 minutash kryeqyteta­sit, por pikët e plota nuk i morën kurrë. Në të 81-ën Fall barazoi dhe shpëtoi nga humbja. E megjithatë, nëse Kreshnik Cjapi do ta jetë atë penallti në të 52-ën minutë, kjo sfidë do të merrte tjetër rrjedhë. Përfundimi, skuadrat ndanë një pikë dhe blinduan vendin e parë dhe të dytë. Edhe Korabi-flamurtari nuk shkuan më larg se barazimi. Dibranët konfirmojm­ë se janë të pathyeshëm në shtëpi. Edhe pse Selmani i dha avantazhin vendësve, kuqezinjtë evituan më të keqen. Një goditje me kokë e Ramadanit i nderoi për të mbetur në mesin e pretendent­ëve. Skuadra e Shpend Kumbarçes ndihet e dëmtuar nga Klodian Shahini, ndërsa reklamon 13 raste për moviolë. Me kontestime u mbyll edhe në Berat ndeshja mes Besës dhe Besëlidhje­s. Fituan kavajasit me gola të Onuh dhe Hoxhës, por pati tension për një 11-metersh të padhënë nga gjyqtari Klodian Prenga. Ia doli më në fund edhe Lushnja, duke likuiduar Tomorin. Këta të fundit bënë pak ose aspak për ta kërkuar fitoren në fakt, ndërsa verdhejesh­ilët morën një trepikësh shprese me rrjeta të Pepës e Cankës. Ky i fundit bëri edhe një supergol, duke shlyer gabimin nga pika e bardhë. Akuza të forta edhe nga Puka, atje ku Alert Alcani edhe u skuq për protestat ndaj arbitrit Silvio Durmishi. Nuk e kursye as në “Facebook”, ku e cilësoi edhe ordiner. Festuan matjanët me gola të Kastratit e Kolecit, ndërsa Hoxhaj shërbeu veç për statistikë. Spektakël pati në Orikum, aty ku vendësit përmbysën Luzin dhe detyruan Lorenc Pashjen të dorëhiqej. Xheferson dhe dopio-batista dhanë shou, duke zhvlerësua­r dygolëshin e Trenit. Në Cërrik pastaj, ishte Turbina që bëri çudinë. Mundën pikërisht Apoloninë dhe hero u bë Jusuf.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania