Panorama Sport (Albania)

“Tolerancë zero”, Bano kërcënon me formacioni­n

Trajneri analizon humbjen, “lumë” kritikash “Eliminoni gabimet, fitorja me Lushnjën bëhet kusht”

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja rrezikon seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë. Më keq se këtë sezon, nuk ka qenë kurrë. Edhe pse kanë 15 vite larg elitës, në të tilla “ujëra” s’e kanë parë veten. Humbja 2-0 përballë Besës i ktheu në vendin e 14-të, duke rënduar misionin. Përtej ankesave që kishin për gjykimin, pa “lagur” nuk kanë dalë as lojtarët. Kjo u kuptua në analizën e zhvilluar dje në ambientet e stadiumit. Përveç kritikave të lëshuara nga stafi teknik, nuk munguan as ato nga presidenti Xhulio Noka dhe drejtori Agustin Marku. Të gjitha fjalimet kishin një emërues të përbashkët, reagim të menjëhersh­ëm. Toleranca do të jetë “0” në 10 ndeshjet e mbetura të këtij kampionati. Trajneri ka “kërcënuar” edhe me formacioni­n, ndërsa vendosi si kusht fitoren përballë Lushnjës. “Përtej gabimeve të gjyqtarit, ekipi nuk e dha atë që pritej, sepse gjatë gjithë javës stërvitore kishte një mobilizim dhe performanc­ë të kënaqshme”, kështu e nisi analizën trajneri. Ai priste tjetër gjë përballë kavajasve. Ishte i bindur që barazimin mund ta merrnin, por gabimet i ndëshkuan. “Ekipi duhej të jepte maksimumin ndaj Besës. Një pikë të paktën mund ta merrnin, çka do të na mbante aty ku u ngjitëm javën e kaluar. Tani u kthyem prapë në fund. Kam besim, sidoqoftë. Gabimet e shfaqura në atë ndeshje, do t’i eliminojmë. Në çdo seancë duhet të përqendroh­eni për të ndrequr veten, në mënyrë që ndaj Lushnjës të jemi në lartësinë e duhur. Formacioni­n nuk e bëj unë, por performanc­a juaj. Ajo që bëni në ndeshje dhe stërvitje, është vendimtare. Kush e meriton është pjesë e 11-shes. Pozicioni

në të cilin ndodhemi nuk na lejon gabime, pasi jemi në limitet e rënies. Ne duhet që me çdo kusht të fitojmë ndaj Lushnjës, sepse çdo rezultat tjetër përveç fitores nuk vlen. Duhet të marrim karikimin maksimal për ta mundur Lushnjën. Vetëm pikët e plota na rikthejnë në shinat e mbijetesës. Koha nuk pret, pasi nga java në javë ngushtohen hapësirat e rikuperimi­t, çka na detyron që të bëjmë maksimumin për ta ngritur ekipin aty ku e meriton me kualitetin që kemi mes jush”, tha mes të tjerash gjatë fjalës së tij, numri një i stolit të Besëlidhje­s.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania