Panorama Sport (Albania)

Korabi ankohet në FSHF, i bën “gjyqin” Shahinit me 13 raste

-

Korabi ndihet i masakruar nga gjykimi i Klodian Shahinit. Një penallti e mohuar dhe një mori rastesh të tjera, kanë detyruar dibranët që të ngrenë zë pas barazimit me Flamurtari­n. Ata kanë shkuar deri aty, sa t’i kujtojnë rregullore­n FSHF-SË. Dhe jo me fjalë boshe, por me anë të një videomonta­zhi. Hapur kanë reklamuar 13 episode për moviolë, duke pretenduar favorizim të kundërshta­rit. Këto pamje edhe i kanë depozituar në federatë. “Federata Shqiptare e Futbollit është kujdesur përpara fillimit të kampionati­t të edukojë dhe sjellë përpara klubeve ndryshimet e reja në rregullore. Ndër shumë të tjera u komunikua: ndërhyrja në rrëshqitje nga pas është e ndëshkuesh­me me karton; ndërhyrja me këmbën e ngritur mbi këmbën e kundërshta­rit është e ndëshkuesh­me me karton; ndërhyrja me kundërshta­rin direkt pa prekur topin është e ndëshkuesh­me gjithashtu edhe me karton në varësi të intensitet­it. Duke parë rëndësinë e Korabi-flamurtari në këtë fazë të kampionati­t, por edhe për nga pozitat në renditje, u caktua gjyqtar i Superligës, Klodian Shahini, i cili duhet të ishte i përgatitur të zgjidhte situatat në mënyrën e duhur duke marrë parasysh intensitet­in dhe ritmin e takimit. Me të drejtë na mungon një 11metërsh i paakorduar dhe janë shumë situata, të cilat duheshin akorduar në favor të Korabit dhe kundërshta­rët duhet të ishin ndëshkuar. Ju ftojmë të ndiqni pamjet, të cilat i kemi depozituar ditën e hënë pranë FSHF-SË. Ecim me kokën lart, të përulur dhe me objektivat e qartë. Forca Korabi!”, shkruhej në postimin e klubit dibran.

JA RASTET QË REKLAMONIN

-Në minutën e 6-të Selmani goditet nga Flores me bërryl në fyt, pas një dyluftimi. Gjyqtari sheh gjithçka dhe lejon avantazhin, ndonëse lojtari e sheh të gjakosur.

-Në të 13-ën Selmani pengohet nga Pjeshka, por ka vetëm rivënie anësore.

-Në të 15-ën Lika tenton që të largojë topin me pjesën e jashtme të këmbës, ndërsa Flores me takën e ngritur arrin të fitojë goditje dënimi. -Mziu tenton të largojë topin e kthyer, ndërsa Ramadani me takën e ngritur shkakton faull, por i shpëton kartonit.

-Tabaku fiton kohën dhe prek topin, ndërsa Pjeshka shkel mbi këmben e këtij të fundit, por nuk ka gjë sipas gjyqtarit.

-Në të 42-ën Tabaku gjen kohën dhe tentojë të pasojë brenda zonës, por Augusto ndërhyn ashpër nga pas dhe e godet vetëm lojtarin dhe jo topin, por sërish për kryesorin nuk ka asgjë.

-Në tentativë për të nisur në kundërsulm skuadrën, portieri Mehdiri pengohet nga Ramadani, i cili bëhet protagonis­t për herë të dytë, duke bllokuar topin me dorë. As këtë herë nuk ka karton për kryesorin. -Beshiraj pengohet nga Disha në të 57-ën. Edhe pasi sulmuesi bie në tokë pengon lëvizjen e tij. Më pas lojtari i fundit, Liçaj, ndërhyn me takë të ngritur ndaj Dragojit. Rast kundërsulm­i, por ka vetëm goditje dënimi. -Selmani pengohet dukshëm me dorë nga Beqja, që ndërhyn nga pas dhe pengon kundërsulm­in. Asgjë për kryesorin. -Ramadani bëhet protagonis­t për herë të tertë në të 66-ën. Në këtë rast me dy situata njëra pas tjetrës. Fillimisht ndërhynë me takë të ngritur ndaj Kekos dhe vijon të ndërhyjë nga mbrapa ndaj Beshirajt. Asgjë edhe këtë herë.

-Keko në dyluftim prek topin, por goditet nga pas nga Shkalla, i cili interesohe­t vetëm për kundërshta­rin.

-Ramadani në të 86-ën për të disatën herë ndërhyn lirshëm në vijimin e aksioneve të Korabit, duke bllokuar në këtë rast Tabakun. Ka goditje dënimi dhe jo karton.

-Hoxhaj driblon Liçajn në të 90-ën, i cili peshon këmbën e tij mbi këmbën e kundërshta­rit. Nuk ka as goditje e as karton.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania