Panorama Sport (Albania)

Shqipëria bie me 13 vende, në fund edhe nga… paratë

Kampionati vendës lë pas vetëm San Marinon e Andorrën

-

Në editoriali­n e publikuar pak ditë më parë nga Qendra e Inteligjen­cës së UEFA-S, janë nxjerrë shumë raporte të ligave europiane dhe klubeve përgjatë 20212022-shit, sipas vitit financiar, ku jepen të ardhurat që kanë grumbullua­r federatat. Një raport i detajuar për financat dhe me shumë detaje për futbollin europian, në krahasim edhe me periudhën e pandemisë. Sa u përket të ardhurave, Shqipëria renditet në vendin e 52-të në Europë, duke lënë pas vetëm dy shtete, Andorrën dhe San Marinon. Në total të ardhurat për vitin që po flasim janë 6 milionë euro, aq sa Mal i Zi dhe Gjibraltar­i dhe poshtë nesh renditen San Marino dhe Andorra me të ardhura prej 3 milionë euro. Këtu përfshihen të ardhura nga shitja e të drejtës televizive, të ardhura nga UEFA, të ardhura nga shitja e biletave, sponsorët dhe reklamat dhe të ardhura të tjera.

RËNIA- Nga raporti që është bërë në vitin 2019, Shqipëria përveç se ka humbur 13 vende në renditjen e kampionate­ve më rezultativ­e në Europë për vitin 2022, po ashtu ka humbur pozita edhe në renditjen e të ardhurave që federatat mbledhin për futbollin. Në 2019-ën dhe në vitin 2020 të ardhurat ishin sërish 6 milionë euro, por me kalimin e kohës shtetet e tjera kanë rritur të ardhurat, çka ka bërë që Shqipëria të mbetet në vend sa i përket grumbullim­it të të ardhurave dhe kështu ka zënë vendet e fundit në renditje. Në vitin 2018, totali i të ardhurave ishte 7 milionë euro, duke u renditur në vendin e 47-të nga të gjitha shtetet e Europës. Një vit më vonë, të ardhurat ulen me një milion dhe në 2020-ën mbeten njësoj, por nga ana tjetër kjo ka sjellë rënien në renditjen e përgjithsh­me, duke kaluar në 5 vendet e fundit nga të gjithë ligat në Europë.

PESË MË TË MIRAT- Sa u përket gjenerimit të të ardhurave nga ligat më të forta në Europë, e para mbetet Anglia, teksa më pas në renditje është Gjermania, që në ndryshim nga një vit më parë ka pasur një rritje dhe ndryshe nga Spanja, që i ka ulur të ardhurat me 7%. Rritje ka pasur edhe futbolli italian, që ka rritur pas pandemisë të ardhurat me 25%. Ndërkohë pas Italisë, në renditjen e të ardhurave mes pesë më të mirave renditet Franca.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania