Panorama Sport (Albania)

Zbardhet buxheti, shtanga më e paguara në 2023-shin

Ndarje e çuditshme, taekuondoj­a merr më shumë lekë se atletika

- ARTIN LLESHAJ

Pas kërkesës nga “Panorama Sport”, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vënë në dispozicio­n të gazetës tabelën e plotë të shpërndarj­es së buxhetit vjetor për federatat sportive në vend ose siç njihet ndryshe fondi grant për sportin. Janë 1 miliard e 494 milionë lekë të vjetër të shpërndara për 17 federata, sipas formulës së pikëzimit që vitet e fundit është aplikuar nga ministria. Një formulë, e cila ka sjellë jo pak debate, pasi edhe vetë federatat janë të paqarta për mënyrën e aplikimit të saj. Duke kaluar te buxheti 2023, vërejmë se ai është rritur në raport me vitin 2021 (1 miliard e 380 milionë lekë të vjetër), por që është më i ulët se ai i një viti më parë (rreth 1.8 miliardë të lëvruara me dy këste, ndonëse mungon pasqyrimi zyrtar nga ministria). Është Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes më e paguara për vitin 2023 nga fondi grant, e cila ka përfituar një shumë prej 190 milionë lekësh të vjetër. FSHP ndiqet nga federata e basketboll­it me 148 milionë dhe volejbolli me 146 milionë, të cilat plotësojnë podiumin e federatave me buxhetin më të lartë. Rritje në buxhet për çiklizmin, me dyrrotakët që janë federata e katërt më e paguar në vend me 133 milionë. Ndërkohë, federata e mundjes, më e suksesshmj­a në rezultatet ndërkombët­are në vitin që lamë pas, e vetmja që solli titull kampion bote në Shqipëri, ka një buxhet prej 121 milionë lekësh për vitin 2023. Tërheq vëmendje ulja e buxhetit për atletikën, tjetër federatë që mbylli një sezon me rezultate historike, nën firmën e kampiones së Europës, Luiza Gega. FSHA kalon nga 130 milionë që merrte në vitin 2021 në 102 milionë për vitin 2023, duke u kaluar madje edhe nga federata e taekuondos­ë. Kjo e fundit, me sa duket, është parë me sy të mirë nga zv.ministri Endrit Hoxha (ish-president i taekuondos­ë), pasi ka pasur një rritje të jashtëzako­nshme buxheti, duke u pozicionua­r e gjashta në listë me 110 milionë lekë të vjetër, ndërsa vetëm dy vite më parë e kishte buxhetin 50 milionë. Ndërsa “top-10” plotësohet nga boksi me 91 milionë, noti me 79 milionë dhe Federata Shqiptare e Skive me 73 milionë. Ndërkohë, federatat që përfitojnë

më pak nga granti 2023 janë tenisi, danci sportiv dhe alpinizmi, me buxhet vjetor prej 35 milionë lekësh secili. Përtej debateve dhe diskutimev­e të shpërndarj­es, duhet theksuar se kemi të bëjmë me buxhetin më të ulët për sportin në të gjithë rajonin, pa llogaritur që në Shqipëri mungon edhe një ligj favorizues për sponsorizi­met në sport. Mjafton të përmendim se vetëm dy ditë më parë, zv.ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmani, bëri të ditur se për federatat sportive kosovare janë akorduar 9.1 milionë euro.

e 494 milionë lekë të vjetër është buxheti i akorduar nga qeveria shqiptare për 17 federata sportive të vendit.

 ?? ??
 ?? ?? Faksimile e tabelës së publikuar nga MAS për ndarjen e buxhetit
Faksimile e tabelës së publikuar nga MAS për ndarjen e buxhetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania