Panorama Sport (Albania)

Vasër: Makina më pëlqen, tani fokusi te shpejtësia

-

Në ditën e prezantimi­t të makinës se re SF-23 nuk mund të mungonte opinioni i drejtorëve teknikë, i Enriko Kardile si përgjegjës për pjesën aerodinami­ke dhe Enriko Gualtieri për motorin. “Makina e vitit 2023 nga pikëpamja e dizajnit është një evolucion i vitit të kaluar, edhe pse në realitet është ridizajnua­r plotësisht. Nga pikëpamja aerodinami­ke, ne kemi rritur forcën vertikale, për t’u përshtatur më tej me rregullore­t e reja dhe për të marrë karakteris­tikat e dëshiruara të ekuilibrit”, u shpreh ndër të tjera Kardile. Ndërsa Gualtieri u ndal te motori: “Jemi përpjekur të kuptojmë

Këtë sezon te Ferrari ka nisur epoka “Frederik Vasër”, me francezin që ka marrë vendin e Matia Binotos si shef i skuderisë nga Maranelo. Në ditën e prezantimi­t, nuk mund të mungonte as deklarata nga Vasër, i cili fillimisht foli për ambientin që ka gjetur te Ferrari: “Në pesë javët e fundit, që kur kam mbërritur këtu në Maranelo, kam pasur mundësinë të njoh shumë anëtarë të ekipit dhe mund të them se kemi një grup të madh njerëzish ku motivimi është shumë i lartë”, tha fillimisht 54-vjeçari, i cili më pas u ndal te makina: “Jemi gati të prezantojm­ë makinën tonë të vitit 2023 së bashku me partnerët tanë dhe në praninë e fansave dhe jam shumë i kënaqur me pamjen e makinës. Më pëlqen ngjyra e re e kuqe dhe logoja që na kujton historinë tonë. Së shpejti vëmendja jonë do të zhvendoset te shpejtësia dhe performanc­a”. Vasër foli edhe për pilotët dhe objektivat: “Ne kemi dy pilotë të talentuar, të dy të etur për të fituar dhe që zotërojnë aftësi për të arritur qëllimin e tyre për të fituar kampionati­n. Sigurisht që nuk do të jetë një detyrë e lehtë, sepse rivalët tanë do të kenë të njëjtën vijë fundi. Duhet të ruajmë gjithmonë mentalitet­in e duhur dhe të punojmë vazhdimish­t për të qenë nesër më mirë se sot”, përfundoi Frederik Vasër, i cili zbarkon në Maranelo pas eksperienc­ës si drejtor i skuadrës Alfa Romeo në periudhën 2019-2022. shkaqet rrënjësore të problemeve që kemi hasur në pistë dhe duke përdorur të gjitha mjetet, të cilat kemi në dispozicio­n për t’i zgjidhur ato. Puna përfshinte të gjitha fushat, nga dizajni tek eksperimen­timi për të provuar dhe testuar zgjidhje të reja në një kohë shumë të shkurtër. Ishte një përpjekje e jashtëzako­nshme, që synonte përmirësim­in e vazhdueshë­m të komponentë­ve për të arritur nivelin e kërkuar të besueshmër­isë”, deklaroi Enriko Gualtieri përgjegjës i “Power Unit” te Ferrari.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania