Panorama Sport (Albania)

Prezantohe­t Ferrari SF-23, Lëklerk: Duam titullin

-

Nga Maranello dhe Fio rano me dashuri (në ditën e Shën Valentinit), por mbi të gjitha me shumë ambicie dhe për të synuar titullin botëror në Formulën 1, është prezantuar dje Ferrari SF-23. “Kokëkuqja” e re e ekipit të drejtuar tashmë nga Frederik Vasër, u prezantua gjatë një eventi të drejtpërdr­ejtë përpara një tribune të mbushur plot me punonjës të Maranelos, për të zbritur më pas në pistë në mesditë para publikut. Nderin për ta bërë xhiron e parë e kishte Sharl Lëklerk, i ndjekur nga Karlos Sainz. Pilotët rezervë Antonio Xhovinaci dhe Robert Shvartzman ishin gjithashtu të pranishëm në prezantimi­n e SF-23 (makina numër 69 e ndërtuar nga Ferrari për kategorinë më të lartë të automobili­zmit).

PAMJA - Dita ishte plot surpriza, duke nisur me praninë e tifozëve, 500 prej të cilëve u pritën në një tribunë të ngritur posaçërish­t në pistën e Fioranos për të festuar rikthimin pas dy vitesh prezantime­sh virtuale. Tifozë që patën kënaqësinë edhe për një bisedë të shpejtë me pilotët Sharl Lëklerk dhe Karlos Sainz gjatë prezantimi­t të makinës. Për sa i përket pamjes së jashtme, modeli SF-23 ka një ngjyrë që përmban futje të ndryshme karboni, logon me “Effe të gjatë” në krahun e pasmë dhe një ngjyrë të kuqe krejtësish­t të re, e cila u krijua nga “Ferrari Design” për të dyja makinat zyrtare që do të marrin garojnë në Botëror. Do të jetë në një version mat për makinën e Formulës 1, ndërsa do të jetë me shkëlqim në 499P, modeli “Hipercar” në kompeticio­net “Endurance”. Sedilet gjithashtu janë me fibra karboni, kambio me 8 marshe plus indietron. Diferencia­l i pasmë me kontroll hidraulik. Pesha e përgjithsh­me së bashku me ujin, karburanti­n dhe pilotin shkon 798 kilogramë.

MENJËHERË NË PISTË -

SF-23 (akronimi që kombinon inicialet e Skuderia Ferrari me një numër, në këtë rast vitin e garave, siç ndodhte shpesh në epokën hibride të Formulës 1) u zbulua në një video nga drejtori i skuadrës, Frederik Vasër, së bashku me Karlos dhe Sharl. Në fund të xhirimeve, të apasionuar­it morën më pas lajmin se makina do t’i përshkonte kilometrat e para për pak minuta, gjë që nuk ndodhte që nga viti 2017. Për zgjedhjen e pilotit, i cili do ta drejtonte makinën i pari, u aplikua shorti. Ishte Vasër, ai që në fakt hodhi një monedhë shumë të veçantë, e cila kishte numrat Leklerk dhe Sainz, 16 dhe 55, në të dyja anët. Sharl fitoi shortin duke i realizuar ai dy xhirot e para me Ferrarin SF-23, ndërsa Karlos duhej të priste, por gjithsesi duhej të bënte një xhiro më shumë pasi makina u përshtat me matjet e tij. Por Lëklerk dhe Sainz do të zbresin edhe ditën e sotme në pistë, sërish në Fiorano. Më pas do të jetë radha për testet zyrtare në Bahrejn për tri ditë me radhë, nga e enjtja e 23 shkurtit deri të shtunën më 25, teste që i paraprijnë startit të sezonit në pistën Sakhir. Pra, për të pasur një ide të parë mbi potenciali­n e vërtetë të Ferrarit SF-23 duhet pritur minimalish­t deri në ditën e tretë të testeve. Kjo vlen gjithashtu sigurisht edhe për të gjithë rivalët e “Kokëkuqes”, duke nisur nga Red Bulli, Mercedesi e me radhë.

SHARL LËKLERK – Tepër i emocionuar për makinën u shfaq Sharl Lëklerk. Piloti monegask shpalosi menjëherë objektivin, që është vetëm fitorja. “E gjitha kjo është shumë speciale. Këtu ka një pasion të madh, diçka vërtetë unike. Për mua është hera e parë e prezantimi­t të Ferrarit në pistën e Fioranos. Po pres me padurim të drejtoj. Vitin e kaluar kemi bërë hapa përpara, por nuk ishte mjaftueshë­m, pasi objektivi ynë është fitorja dhe jo vendi i dytë. Xhiroja e parë ishte speciale, por nuk mund të flasim ende për potenciali­n e makinës, pasi është shumë shpejt”, deklaroi ndër të tjera Lëklerk.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania