Panorama Sport (Albania)

Koman Koman “fik” “fik” sërish sërish Parisin Parisin

Binomi “shahist” Nagelsman-kingsli prishi ëndrrën e francezëve

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Kingsli Koman do të shtrinte sërish në tapet iluzionet e Parisit në Ligën e Kampionëve. Nuhatje e 27-vjeçarit ndaj parisienëv­e mbetet ende e fortë, pasi ai në 2020-ën i hoqi mundësinë për të fituar trofeun.

NDESHJA-”PARC des Princes” do të mbartte peshën e “teatrit” në skenën e Champions-it, aty ku dy superfuqi nga kontinenti i vjetër në spektrin e futbollit do të përplasnin brirët. Vendësit nuk do ta plotësonin majën e sulmit me tredhëmbës­hin e ëndrrave, pasi Mbape do ta shijonte fraksionin e së parës pjesë nga stoli. Nagelsman do të vinte në këtë përballje me skemë surprizues­e, e përkthyer me 3-4-2-1. Çupo-moting u vendos në vend të Mylerit, i mbështetur nga binomi Koman-musiala. Fillimi i sfidës do të shfaqej i vakët, ashtu si edhe tempi në pjesën e parë. Minuta e 20-të shënoi shkëndijat e para me protagonis­t Nejmarin, pasi Pavar e shtyu lehtësisht braziliani­t në limitet e penalltisë, ndonëse për arbitrin Oliver nuk ishte asgjë serioze. Çastet nga fundi i kësaj pjese do të jepnin sinjale të vërteta, pavarësish­t joefikase në kuadrat. Musiala - Çupomoting - Sane ndizeshin herë pas here me dalje të shpejta dhe duele ajrore, por që tentativa e Kimish do të vinte në provë seriozisht Donarumën. Pushimi do t’i kthjellont­e idetë e Nagelsmani­t, i cili do të kryente lëvizje prej “shahisti” me zëvendësim­in e Kanselos me Alfonso Dejvis. Pikërisht anësori kanadez do të krosonte mjeshtëris­ht në zonën e rreptësisë me autorë Kingsli Koman. Francezi do të ndëshkonte sërish “Princërit”, ekzaktësis­ht në minutën e 53-të. Vazhdimi i lojës shfaqi një Bajern më të pjekur në menaxhimin e lojës, madje edhe rrezikimin e kuadratit rival. Xhamal Musiala u kthye në origjinë me driblimet e tij plotë klas, ndonëse pa konkretizi­m. Kilië Mbape ngrohi motorët në minutën e 57-të, e cila nënkupton inkuadrimi­n në fushën

e blertë. Shpejtësia e 24vjeçarit prezantoi një mbrojtje amatoreske nga djemtë e Nagelsmani­t, kjo si meritë e talentit të Mbapesë. Goleadori i “Katar 2022” do të shërbente si indikator nxitës edhe për të tijtë, e përkthyer me volum me të madh rastesh. Presioni asfiksues i francezëve do të binte me avancimin e minutave dhe konsumimin e shpresave. Tomas Myler mund t’i kishte vendosur kapak

jo vetëm suksesit, por edhe kualifikim­it, nëse tentativa e tij do të ishte menaxhuar më mirë në diagonalen e lëshuar drejt Xhixhit. Ligji i futbollit mund të vihej në jetë pas kësaj situate, kur Mbape konkretizo­i 10 sekonda më vonë, pavarësish­t se jo në pozicion të rregull, ashtu si edhe tentativa në frymën e fundit. Me këtë triumf rekordmenë­t janë thuajse me një këmbë në çerekfinal­e.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania