Panorama Sport (Albania)

“Gjahtari” Koman: 1-0, pak për çfarë dhamë

Për francezin edhe një dëmtim: Shpresoj të mos jetë serioz

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Kingsli Koman ësh të i abonuar me golin kundër PSGSË, ndaj ish-skuadrës së tij, të cilën e goditi edhe dje, në Paris, ashtu siç bënte tri vite më parë kur i rrëmbente trofeun në finalen e Champions-it. Dhe ndoshta në Paris, ashtu sikurse në Torino te Juventusi, e qajnë shumë këtë sulmues shumë “të hidhur”. “Një fitore në transfertë është gjithmonë start i mirë dhe pozitiv për ndeshjen e kthimit, por ndoshta duke parë se sa krijuam, morëm shumë pak nga kjo ndeshje. Gjithsesi, duke qenë se nuk shënuam dhe në fund edhe rrezikuam, le të themi që mund të kënaqemi edhe me 1-0”, bëri hyrjen e tij

“Njeriu i ndeshjes”.

Kingsli, çfarë ndjesie ishte të ktheheshit në “Parkun e Princave”?

Speciale, pasi jam rritur te PSG-JA. Parisi është qyteti ku linda dhe u rrita, prandaj të festoj këtu, edhe pas një goli të rëndësishë­m është e pamundur për mua.

Pse dolët përpara kohe nga fusha?

Sepse ndjeva një shtrëngim në një pulpë dhe nuk

doja që të sforcohesh­a më kot. Nesër (sot) do të kryej vizitat e rastit dhe të shpresojmë që të mos jetë diçka serioze, por një dëmtim që do të kërkojë pak ditë punë.

Pasi fituat këtu, duhet të konfirmohe­ni edhe në Mynih, sepse ndryshe mund të jetë e vështirë...

Po, por do të kemi 3 javë kohë që të bëjmë më mirë llogaritë me idetë e lojës sonë në sulm dhe marrjen e masave

për të mos i lënë më hapësira PSG-SË, siç ndodhi në fund të ndeshjes. Por deri atëherë, le të fokusohemi te Bundesliga.

39 fitore në 50 ndeshje Champions-i për ju...

Epo jam me fat, përderisa në fund i vendos gjithmonë unë ato (qesh)... Kam fituar shumë, por kam pasur fatin që të luaj në klube të mëdha si PSG-JA, Juventusi dhe Bajerni, ku m’i kanë bërë gjërat më të lehta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania