Panorama Sport (Albania)

Diaz: Fitore e madhe, është vetëm fillimi

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Brahim Diaz (23 vjeç, 195 ditë) është golas hënuesi më i ri i Milanit në një ndeshje me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. Përpara tij diçka të tillë e bënte njëfarë Rikardo Kaka në mars 2004 (dopietë kundër Deportivo la Korunjës në moshën 21vjeçare e 336 ditë). Ndërkohë, duhet dhënë se të dy golat e spanjollit për Milanin në Champions kanë ardhur kundër skuadrave angleze: ndaj Liverpulit, në "Anfield", më 15 shtator 2021 dhe kundër Totenhemit mbrëmë në "San Siro". Numri 10 i "Djallit" u shfaq tepër i emocionuar edhe pas suksesit duke dhënë edhe disa deklarata për televizion­in e klubit.

Cilat janë ndjesitë në një moment të tillë?

Jam shumë i lumtur për golin, për fitoren dhe për mënyrën se si e arritëm. Ishim përgatitur mirë dhe tifozët na dhënë një ndihmë të madhe. U treguan të jashtëzako­nshëm për 90 minuta. Qasja ishte e duhura që nga fillimi i takimit dhe realizuam me sukses planin tonë.

Mendoni se e kaluat krizën pas sukseseve me Torinon dhe Totenhemin?

Nuk e di, por ajo që di është se duhet të vazhdojmë me këtë frymë grupi e të shohim me pozitivite­t nga e ardhmja. Këto lloj fitoresh i bëjnë vetëm mirë skuadrës.

Sa shanse ka për kualifikim ky Milan?

Jam i kënaqur sepse treguam vlerat tona. Shokët ishin fantastikë ashtu si tifozët. Tani le të mendojmë për takimin e radhës e në kohën e duhur do të përgatisim edhe sfidën e kthimit në Londër.

Kur luani kaq mirë sa pengje keni për gabimet e bëra në janar?

Me pak vazhdimësi mund të kishim pasur një tjetër renditje në kampionat. Por e kaluara nuk ndryshohet, ndaj le të shohim nga sfida me Monzën. Nëse duam të ringrihemi duhet të tregojmë se jemi Milani në çdo ndeshje duke e fituar atë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania