Panorama Sport (Albania)

“Qytetarët” makthi i “Topçinjve”, i mundin në 10 ndeshjet e fundit

-

- Arsenali ka humbur 10 ndeshje radhazi në Premier Ligë kundër Mançester Sitit, seria më e gjatë kundër një rivaleje në historinë e tyre të Premier Ligës.

- Siti i ka fituar 6 ndeshjet e fundit në transfertë ndaj Arsenalit në të gjitha kompeticio­net, po aq sa në 61 vizitat e tyre të mëparshme në “Emirates” dhe “Highbury” së bashku. - Asnjë ekip nuk ka fituar ndonjëherë 7 ndeshje radhazi në fushën e Arsenalit.

ARSENALI

- Arsenali ka dështuar për herë të parë këtë sezon që të fitojë dy ndeshje radhazi në Premier Ligë. Megjithatë, ata janë të pamposhtur në 13 takimet e fundit të Premier Ligës në shtëpi, duke fituar 11 prej tyre.

- Hera e fundit që Arsenali ka mundur kampionët në fuqi ishte fitorja 1-0 ndaj Lestërit në prill 2017.

- Secili nga tre golat e fundit që Arsenali ka pësuar në kampionat janë shënuar me kokë, ndërkohë që asnjëri prej 15 golave të parë të pësuar këtë sezon nuk u erdhi nga ajri. - Siti është e vetmja skuadër që trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka dështuar që ta mundë si trajner në Premier Ligë. Ai i ka humbur të pesta ndeshjet kundër Sitit në këtë kompeticio­n, ndërsa “Topçinjtë” kanë shënuar vetëm 1 gol dhe pësuar 12.

MAN. SITI

- Mançester Siti ka lënë 13 pikë në transfertë këtë sezon (5 fitore, 2 barazime, 3 humbje), krahasuar me 11 në total sezonin e shkuar: 14 fitore, 4 barazime, 1 humbje). - “Qytetarët” i kanë fituar të 22 ndeshjet e fundit të Premier Ligës që kanë luajtur ditën e mërkurë, seria më e gjatë e fitoreve për një skuadër që luan në një ditë të vetme në historinë e kampionati­t.

- Skuadra e Guardiolës rrezikon që të humbasë tri ndeshje radhazi në transfertë në kampionat për herë të parë që prej korrikut 2020. Ata kanë shënuar vetëm 6 gola në 9 ndeshjet e fundit në transfertë në të gjitha kompeticio­net. - Kevin de Bryjne nuk ka shënuar në asnjë prej 13 ndeshjeve të fundit të tij me Sitin në kampionat dhe Kupë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania