Panorama Sport (Albania)

Pep presion Arsenalit: Janë më të mirët në Angli

“Komentet e mia për Xherrardin një idiotësi, i kërkova falje”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pep Guardiola i ka kërkuar ndjesë Stiv en Xherrardit për komentet e bëra në lidhje me rrëshqitje­n e kapitenit të Liverpulit në vitin 2014-ën, e cila ndihmoi Sitin që të shpallej kampion. Trajneri i Sitit, ishte duke mbrojtur skuadrën e tij prej akuzave për thyerjen e rregullave të “Fair Play”-t Financiar, ndërsa e ilustroi mundësinë e heqjes së titujve për skuadrën e tij me rastin e famshëm të Xherrardit në ndeshjen kundër Çelsit, duke thënë se nuk ishte faji i Sitit që ai rrëshqiti dhe ata u shpallën kampionë në fund: “Unë i kërkova ndjesë Xherrardit për komentet e mia të panevojshm­e dhe idiote që thashë për të në konferencë­n e fundit. Ai e di sesa unë e admiroj karrierën e tij dhe atë që ai ka bërë për këtë vend ku unë jetoj dhe punoj. Më vjen turp nga vetja për atë që thashë, sepse ai nuk e meriton. I kërkova personalis­ht ndjesë dhe duhet ta bëjë edhe këtu publikisht. Më vjen shumë keq për të, për gruan e tij Aleks, fëmijët, familjen, sepse ishte një idiotësi”.

ARSENALI – Përpara ndeshjes së sotme me “Topçinjtë”, 52-vjeçari ka shansin për t’u ngjitur në krye të Premier Ligës, pavarësish­t se skuadra e Artetës ka luajtur një ndeshje më pak. Por Pep pret ende një luftë të vështirë dhe të gjatë me Arsenalin. “Deri tani ata janë skuadra më e mirë e Premier Ligës dhe

kanë bërë një fazë të parë të pabesueshm­e. Ne e ndiejmë pak javë më parë në Kupën FA. Duhet të lexojmë lojën që ne do të luajmë. Do të jetë një betejë shumë e madhe. Duhet të jemi gati në të gjitha departamen­tet. Nuk mendoj se do ta vendosë kjo ndeshje titullin. Ka ende shumë javë për të luajtur. Por kjo është një sfidë e rëndësishm­e, të gjithë e dinë këtë dhe ne do të provojmë që të luajmë mirë. Ne do të përpiqemi që në 8-10 javët e fundit të jemi atje, ky është objektivi. Kjo ndeshje do të na ndihmojë për të qenë atje”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania