Panorama Sport (Albania)

Çelsi kërkon të gjejë shpëtim te Champions-i, Poter: Duam çerekfinal­et

-

Liga e Kampionëve vjen si një kamerdare shpëtimi për Çelsin, i cili në Premier Ligë është duke kaluar momentin më të vështirë të sezonit. Blutë e Londrës e shohin me dylbi zonën Champions dhe mënyra me e sigurt për të shkuar atje edhe sezonin e ardhshëm është një triumf në Europë. Por sot nuk do të ketë një pengesë të lehtë, ndërsa skuadra e Graham Poterit viziton Borusian e Dortmundit. “Ambiciet tona janë që të kualifikoh­emi në çerekfinal­e, por e dimë se do të përballemi me një kundërshta­r me histori të shkëlqyer dhe cilësi gjithashtu. Ndeshja e parë në këtë stadium do të ketë një atmosferë fantastike dhe ne duhet të jemi rivalizues. Do të provojmë që të marrim një rezultat pozitiv për ta pasur më të lehtë në ‘Stamford Bridge’ dhe pastaj të bëjmë një ndeshje speciale atje”, tha trajneri anglez në konferencë­n për shtyp. Ai konfirmoi se Fofana, Zakaria dhe Kovaçiç janë rikthyer

dhe janë pjesë e skuadrës së sotme: “Janë të gjithë në skuadër dhe kjo është gjë e mirë. Ne po i afrohemi momentit që ata do të kenë minuta në këmbë dhe sfida për ne do të jetë që t’i ndihmojmë që të gjejnë sa më shpejt formën më të mirë”. Poter vlerësoi edhe rivalin që do të ketë përballë, Edin Terziç:

“Karriera e tij nuk më surprizon, sepse përshtypja e parë ishte shumë pozitive. Ai ka gjithçka ti do nga një trajner dhe ka akumuluar eksperienc­ë në shumë role. Dortmundi është një skuadër shumë e organizuar, e cila sulmon mirë dhe luan futboll të bukur. Sigurisht që ne duam t’ua bëjmë të vështirë”. gjithë të përfshirëv­e”, tha trajneri, i cili nuk i zë besë krizës së rivalëve në Premier Ligë: “Nuk është e lehtë të analizosh të gjithë gjënë. Ata kanë hequr dorë nga disa lojtarë dhe kanë transferua­r shumë futbollist­ë të rëndësishë­m. Ti nuk e di me të vërtetë sesi do të rreshtohen në fushë dhe kush do të luajë. Por si gjithnjë, ne do të jemi të fokusuar te vetja. E dimë që i kemi mundësitë për të marrë një rezultat të mirë”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania