Panorama Sport (Albania)

Nuk do të kemi një shans më të mirë se ky i këtij viti

- Nga ARSEN VENGER

Titulli fitohet atëherë kur ke mundësinë ta fitosh dhe ty nuk duhet të të interesojë shumë për pjesën tjetër dhe le të flasin të tjerët për këtë. Unë jam dakord që kushtet për ta fituar titullin sezonin e ardhshëm nuk do të jenë kaq të favorshme sa tani, kështu që le të mos e humbasim këtë mundësi. Arsenali ka 51 pikë pas 21 ndeshjesh, çka është diçka e mrekullues­hme. Unë mendoj se kërcënimet e zakonshme janë jashtë gare. Kërcënimi i vetëm është Siti, por edhe Siti tani nuk është aq dominues sa ishte vitin e shkuar apo dy sezone më parë. Dhe unë mendoj se që prej fillimit të këtij sezoni Siti ka qenë më i brishtë në mbrojtje se sa më parë. Unë u ktheva për herë të parë në “Emirates” gjatë Krishtlind­jes për të parë derbin me Uest Hemin. Doja të dërgoja familjen time atje dhe isha i gëzuar që u takova më pas në dhomën e zhveshjes me lojtarët. Ishin ndjenja të përziera. Ia ka vlejtur çdo pikë djerse e derdhur për 10-12 vite për të ndërtuar këtë stadium. Ishte një ndjesi e bukur që të shikoje atë që është tani dhe tifozët të lumtur që skuadra po ecën mirë. Por kupton edhe që një pjesë e jetës tënde ka përfunduar përgjithmo­në prandaj dhe ndjenjat ishin të përziera. Fillimisht kur u largova mendova se ishte më mirë që të ruaja distancën dhe të mos rikthehesh­a menjëherë në stadium me peshën e njeriut që do të ishte atje lart. Sot është gjithçka ndryshe dhe mendova se ishte momenti i duhur. Ndodhi pak vonë, por ishte rreth Krishtlind­jes dhe ishte një kohë e bukur. Më pëlqeu ajo që pashë dhe ndjeva në dhomën e zhveshjes. Mendoj se shpirti i skuadrës është i shkëlqyer, modestia dhe uria e këtyre lojtarëve të rinj është absolutish­t fantastike. Ata janë të përulur dhe të uritur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania