Panorama Sport (Albania)

25 goditje pa gol, Interit i rikthehen makthet

Frikë për zikaltrit, vetëm në shkurtin e 2022-shit kaq keq Zona “Champions” në rrezik dhe Porto në sfond trembin

- Përgatiti: NISLI GJINI

Duke lënë mënjanë kampionati­n fan tastik të Napolit, ai barazim i mbërritur ndaj Sampdorias është shpjegimi dhe arsyeja më e thjeshtë pse Interi nuk ka qenë kurrë në garë për titull. Zikaltrit tashmë duken një skuadër që nuk mund të qëndrojë kompetitiv­e për shumë gjatë, pasi përveç cilësisë, që duhet të shfaqet gjithmonë, duhet të kenë edhe një tjetër karakteris­tikë, atë të të qëndruarit në lojë edhe në ndeshje që janë më të vështira mendërisht se fizikisht. Sfida e “Marasit” nxori edhe një herë tjetër në pah limitet dhe gjendjen aktuale të këtij Interi, që u shfaq më së miri nëpërmjet një statistike. Ndaj Sampit zikaltrit goditën 25 herë drejt portës, duke shënjestru­ar kuadratin me vetëm 5 prej tyre dhe duke mos arritur asnjëherë të shënonin. Hera e fundit që skuadra e Inzagit provonte kaq shumë pa gjetur golin daton një vit më parë në sfidën e shkurtit ndaj Sasuolos në kampionat (29 goditje), e dhënë që duket se ringjall fantazmat për Interin.

LUHATJET – Mungesa e golit riktheu edhe një herë mungesën e vazhdimësi­së, pika e dobët e kësaj skuadre. Jo vetëm për sa u përket rezultatev­e, por Interi duket se ka dështuar në provimet e maturisë që kanë qenë skuadrat e vogla. Qasja ndaj tyre ka qenë e mirë, por pamundësia

për të kaluar në avantazh e ka rritur nervozizmi­n e milanezëve duke bërë që situata t’u rrëshqasë nga duart shumë shpesh. Një sjellje e pashpjegue­shme e një ekipi të aftë për të ngritur katër trofe në tri sezonet e fundit dhe që si rrjedhim e di si fitohet.

E ARDHMJA - Në një situatë të tillë zikaltrit duhet të pyesin veten mirë pasi dy ndeshjet e radhës do të përcaktojn­ë shumëçka. Përballë Udinezes Interi mund të rrezikojë vendin e dytë dhe madje edhe “zonën Champions” duke parë që

tri skuadra e ndjekin me vetëm tri pikë më pak, ndërsa sfida me Porton në mesjavën e ardhshme do të jetë vendimtare për fatin e Europës. Inzagit tashmë i takon të ringjallë motivimin e skuadrës, që deri më tani ka treguar se ka një sërë limitesh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania